ÇFARË NDODH NË NATËN E PARË TË MUAJIT RAMAZAN

ÇFARË NDODH NË NATËN E PARË TË MUAJIT RAMAZAN

0 873

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i dërguari i Allahut (paqja dh ebekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: natën e parë të muajit Ramazan, prangosen shejtanët, e thërret një thirrës: O ti lakmues i hajrit afrohu, dhe o ti lakmues i të keqes ndalu, dhe Allahu për çdo natë liron robër nga zjarri i xhehenemit.” E shënon Tirmidhiu

Gjithashtu hadithi tjetër: “kur të fillojë muaji Ramazan hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit, si dhe prangosen shejtanet”.

Ditët e afrimit me Mëshiruesin vetëm se i arritëm, era e lehtë imanit po fryen, tregtia e besimtarëve me Allahun tani ka filluar, është koha e tregtisë ku duhet shfrytëzuar çdo moment për të gjetur mallin me çmimin më të volitshëm, e çdo çast që kalojnë besimtarët në këtë muaj nga zemrat e tyre del mallëngjimi e i parapinë hapi i këmbës rahjes së zemrës.

Secili prej besimtarëve bën marrëveshje me veten e tij, që ta kthejë atë zemër të humbur, e të shtojë prej veprave sado që është e mundur, kështu që t’i falet atij bara e mëkateve të shumta.

Për këtë, o ti i cili lakmon të mirën nguro të veprosh mirë, ky është momenti jot, ku ti shpërblehesh shumë për një vepër të vogël, ndërsa ai i cili kërkon e lakmon të keqen le të ndalojë e të pendohet, tash është koha e pendesës.
Ti i cili pendimin e vonove, mjaftë më me: do të, sikur, e ndoshta, ti i cili për sa kohë nuk e braktise mëkatimin ndaj Allahut të madhërishëm, tani era e Ramazanit po fryen, lumi i mirësive po vërshon, është dera e hapur e mirësive për atë që dëshiron.
Tani kur shejtani është i distancuar.
Le të ngrihen parrullat e njerëzve ambicioz, të cilët kur pyeten: çfarë do të veprosh këtë Ramazan? Thonë: Do t’i tregoj Allahut se çfarë unë mundem të bëj!

O Zot na bëj prej të mirëve.

#përkthim
Hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM