CILA ËSHTË NDARJA E VËRTETË

CILA ËSHTË NDARJA E VËRTETË

0 853

Cila është ndarja e vërtetë

Vdekja e njeriut nuk paraqet ndarje, por
paraqet vetëm kalim nga jeta e përkohshme e kësaj bote në jetën e përhershme të ahiretit. Pa dyshim që Allahu do të na tubon të gjithëve në ahiret dhe ndarje e vërtetë do të jetë kur ndonjëri prej nesh do të hyjë në Xhenet e ndonjëri në Xhehenem.

Allahu në Kur’anin famëlartë thotë:

“Dhe ditën kur të ndodhë kijameti, atë ditë njerëzit do të ndahen. E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të jenë të gëzuar në kopshte të Xhennetit. E për sa u përket atyre që nuk besuan, dhe i përgënjeshtruan argumentet tona dhe takimin në botën tjetër, ata do të kenë dënimin e vazhdueshëm.” (Rum 14-16)

Gjithashtu Allahu thotë:

“Një grup do të shkon për në Xhennet, kurse një grup do të shkon për në zjarr.”
(Shura 7)

E lusim Allahun e madhërishëm që të na bashkojë me të dashurit tonë në Firdeusin e lartë.
Amin

Përgatiti Hoxhë ismail Asllani

GJITHASHTU NË ALBISLAM