ÇKA JANË HAJMALITË?

ÇKA JANË HAJMALITË?

0 8657

Çka janë Hajmalitë?

 

Janë rruza të cilat arabet ua varrin fëmijve të tyre, me anë të cilave mendonin se e mbrojnë fëmijun nga syri sipas pretendimeve të tyre, këtë siç dihet islami e zhduki, po ashtu mendonin se hajmalitë janë shërimi dhe mjekimi i plotë.[1]

Tek dijetarët nuk ka kurrfarë diskutimi se ndalohet vendosja e hajmalive apo varja e tyre poqëse posedon terme që përmbajn shirk, ose i mbajn ata duke besuar në shkaqe të kota. Mirëpo diskutabile tek dijetaret është çështja për sa i përket lejimit të mbajtjes së hajmalive të cilat përmbajn ajete kuranore ose emra të Allahut, apo cilësi të Tij.

Shkurtesën e kësaj polemike e cek autori i “Tejsirul-azizi hamid” si në vijim:

“Dije se dijetarët nga sahabët dhe tabinët, e më të vonshmit pas tyre kanë rënë në mendime të ndryshme rreth çështjes së lejimit të mbajtjes se hajmalisë, që përmban ajete kuranore apo emra të Allahut apo cilësi të Tij, disa kanë thënë: Një gjë e tillë lejohet, njëherit ky është mendimi i Abdullah ibn Amr ibn Asit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe i disa të tjerëve, një gjë e tillë nënkuptohet prej fjalëve të Aishes-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, po ashtu të këtij mendimi janë ebu Xhafer el-Bakiri, Ahmedi në një trnsmetim të tijin, ndërsa hadithet e ndalesës së hajmalive i kanë komentuar për hajmalitë që përmbajn shirk.

Ndërsa ato që janë me ajete kuranore me emra të Allahut, cilësi të Allahu, këta i llogarisnin njëjtë si rukja, e kështu them pasi që kjo nënkuptohet edhe nga Ibn Kajimi-Allahu e mëshiroftë, se ky është edhe mendimi i përzgjedhur i tij.

Grupi tjetër i dijetarëve kanë thënë se: Nuk lejohet mbajtja e hajmalive. – Të këtij mendimi janë: Ibn Mesudi, Ibn Abasi, mendimi i dukshëm i Hudhejfes, Ukbe ibn Amir ibn Hakimit-Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, të këtij mendimi janë një grup nga tabiinët prej tyre: Shokët e Ibn Mesudit, Ahmedi në një trnsmetim të tijin, një shumicë e shokëve të tij e kanë përzgjedhur këtë mendim, ndërsa edhe të vonshmit prej tyre këmbëngulin në këtë mendim, duke u argumentuar me këtë hadith dhe të ngjajshmëm me të. Sepse nga pamja e jashtme e tij nënkuptohet ndalesa e përgjithshme pa marrë parasysh a përmban hajmalia ajete kuranore apo jo, në të kundërtën e rukjes, në të cilën bëhet dallim. Ajo çfarë e forcon këtë mendim është se sahabët të cilët ishin vetë transmetues të hadithit e kuptuan ndalesën e përgjithshme, siç aludoi me parë fjala e Ibn Mesudit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ndërsa të krahasohet me rukjen hajmalia, këtu themi se ka dallim ngase si mund të krahasohet diçka e cila vendohet nga gjethet apo lekura, të cilat nuk janë të njëjtë me rukjen, kjo sikur i përngjan rukjes, e cila është e komplikuar ku ka hak dhe diçka që është më afër të kotës[2].

Shejh Hafidh ibn Ahmed el-Hakimiju-Allahu e mëshiroftë thotë: “Hajmalitë varën mbi fëmijet ose kafshë apo të ngjajshme me to, poqëse në to ka ajete apo hadithe të sakta e të qarta, polemika rreth lejimit apo ndalimit të tyre egziston qysh tek selefi nga sahabët dhe tabinët dhe të atyre që kanë ardhur pas tyre. Disa prej tyre i kanë lejuar si: Aisheja-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, Ebu Xhafer Muhamedi ibn Aliu-Allahu e mëshiroftë, dhe disa tjera nga selefët, ndërsa disa tjerë e kanë ndaluar si: Abdullah ibn Ukejmi, Abdullah ibn Amri, Ukbe ibn Amri, Abdullah ibn Mesudi dhe shokët e tij si: Esvedi, Alkame, pas tyre Ibrahimi en-Nehaiu, e të tjerë pos tyre Allahu i mëshiroft”. Pastaj Hafidh el-Hakimiu e saktëson mendimin se nuk bën mbajtja e tyre ku thotë: Nuk ka dyshim se ndalesa nga një vepër e tillë është preventim, mbrojtje e besimit nga e ndaluara, sidomos në kohën e sotshme, përderisa shumica e sahabëve dhe tabinëve e kanë urryer një punë të tillë, në ato kohra të mëdha sa kodrat, andaj është më se valide që një punë e tillë të urrehet në këtë kohë,e cila është e mbushur me fitne dhe sprova, e si jo kur njerzit nëpërmjet këtyre lehtësimeve kanë rënë thjesht në harame, të cilat i përdorin si hile për të aritur qëllimin e tyre.

Prej tyre është se: ata në këto hajmali shkruajn ndonjë ajet Kurani apo sure apo shkruajnë besmelën, ose të ngjajshme me to, pastaj në anën tjetër ndër ta vendojnë talisname (ename) shejtanore të cilat nuk i kupton kush pos atij që i ka shkruar. Prej tyre ka që i çojnë njerzit të mbështeten në hajmalitë e tyre që kanë shkruar ata, e jo Allahut, madje shumë prej tyre me anë të tyre i frigsojnë njerzit e thjeshtë, edhe poqëse njeriu nuk është i sëmur. Kështu që kur ndonjëri prej tyre dëshiron të manipulon me dikend dhe ti mer para si dhe e din se ai është i njëllosur, shkonë tek dikush dhe i thotë: Do të ndodh kjo fatkeqësi në familjen tënde ose në pasurinë tende ose në veten tënde. Ose i thotë ti ke një karin (shok) me vete nga xhinët apo fjalë të ngjajshme, duke ia shtruar atij një parahyrje në vesveset shejtanore, duke e mashtruar atë se ky është parashikues i drejtë, ose se ky ia don të mirën shumë këtij personi. Atëherë kur injorantit të paditur i mbushet zemra me frikë nga përshkrimi i tij, në këtë rastë ky person ia kthen shpinën Zotit të tij dhe kthehet me zemrën e tij, nga ky dexhall dhe mbështetet në të e jo në Allahun e Lartësuar. Atëherë thotë: Atëherë si mund të shpëtoj prej saj, sikur tani dobia dhe dëmi është në duart e këtij, këtu realizohet shpresa e tij, oreksi i tij për të fituar ndonjë para nga ai, kështu qe i thotë: Poqese më jep kaq dhe kaq ta shkruaj ty një mburojë me lartësi kaq të madhe dhe me gjërësi kaq të madhe, e fillon t’ja përshkruan t’ja zbukuron fjalet për atë mburojë duke i thënë se është nga materiali i shtrenjtë etj, pra oferta të ndryshme.

Vallë ky besim të duket se është shirk i vogël? Jo asasi! Kjo është marrje për Zot tjetërkënd veç Allahut, mbështetje në tjetërkënd pos Tij, kthim të tjetërkush pos Allahut, mbështetje në veprat e krijesave, dalje nga feja…Si ariti shejtani t’ju bën hile deri në këtë gradë? Veçse nëpërmjet vëllaut të vetë nga shejtanët prej njerëzve”[3].

Mendimi im në këtë mesele është ndalesa nga kjo vepër, ngase kjo është në të mirën e njerëzve dhe mbyllje e dyerve të shirkut, sepse kur njerzëve ju lejohen hajmalitë me ajete dhe dua, hapet dera e shirkut, ku përzihet hajmalia me atë të ndaluarën, ku nuk mund të dallohet e mira prej të keqes, përpos se në raste të ralla dhe atë shumë rëndë. Andaj obligohet mbyllja e kësaj dere që të çon në shirk, duke ruajtur me këtë gjest teuhidin, po ashtu kjo është edhe ruajtje e Kuranit, dhikrit ndaj Allahut, ku mundë të sprovohet Kurani me neglizhencë me mbajtjen e tij në çdo vend.

 

Përgaditi: Nexhat Ceka

[1] “Nihajetu fi garibil ehadith” Ibn Ethiri 1/197.

[2] “Tejsirul-azizil-hamid” Sulejman ibn Abdullah fq. 121.

[3] “Mearixhil-kabul” shejh Hafidh el-Hakemij 2/510.

GJITHASHTU NË ALBISLAM