DIALOGU ME SHEJTANIN

DIALOGU ME SHEJTANIN

0 1401

   Hyra në dialog me shejtanin e mallkuar prej në fillim të erësirës së madhe të natës, kur e dëgjova ezanin e sabahut desha të shkoj në xhami.

  Më tha: Nata është e gjatë bjer dhe pusho.

  I thashë: Frikohem se do të më ik farzi.

  Më tha: Ka kohë, kohët janë të gjata (ndërmjet namazeve).

  I thashë: Frikohem se po më ik namazi me xhemat.

  Më tha: Mos ia vështirso vetvetes tënde me shumë vepra të mira.

  Kështu që nuk u zgjova deri sa lindi dielli.

  Më tha duke më përshpëritur: Mos u mërzit për atë çka kaloi (ke kohë tërë ditën)

  Pastaj u ula të bëj dhikër kurse ai atëherë e hapi fletoren e mendimieve.

   I thashë: Më largove nga duatë (lutjet).

   Më tha: Lere se ka kohë deri në mbremje.

           Atëherë vendosa të pendohem.

   Më tha: Kënaqu ti je i ri.

   I thashë: I frikohem vdekjes.

   Më tha: Jeta është e gjatë nuk të ik.

           Atëherë fillova ti mësoj 2 ajete Kur’nore.

   Më tha: Kënaqe shpirtin me muzikë!

   I thashë: Ajo është haram.

   Më tha: Mirepo disa nga nxënësit e dijes (hoxhallarët) e lejojnë!

   I thashë: Hadithet që flasin se është haram i kam në këtë broshurë, ja lexoje.

   Më tha: Krejt hadithet e tilla janë të dobta (daif).

           Pastaj aty pari kaloi një bukuroshe e une e ula shikimin.

   Më tha: Cfarë ka nëse e shikon?

   I thashë: Rrezik!

   Më tha: Mendo në të bukurën sepse meditimi është hallall.

           Pastaj u nisa për në Qabe dhe me ndaloi në mes të rrugës dhe më tha: Pse e bëre tërë këtë udhëtim?

   I thashë: Të bëj një umre.

   Më tha: Merr udhëtim të rrezikshëm vetëm për një umre kurse veprat e mira janë të shumta dhe rrugët e hajrit janë të shumta.

   I thashë: Patjeter ta përmirësojmë gjendjen tonë.

   Ma tha: Në xhenet nuk hyn me vepra.

   Kur mora rrugën për të treguar vajz (ligjeratë fetare) tha: Mos e korit (turpëro) veten.

   I thashë: Kjo u bën dobi njerëzve.

   Më tha: Frikohem për ty nga syefaqësia, kjo është koka e prishjes.

   I thashë: Çafrë mendimi ke për disa persona?

   Më tha: Të përgjigjem në veçanti apo në përgjithësi?

   I thashë: Në veçanti për Ahmed ibn Hanbelin për shembull?

   Më tha: Më vrau me fjalën e tij kur tha: Kapuni fortë për Kur’anin – fjalën e Allahut xh.sh. dhe për sunetin e resulullahut salallahu alejhi ue selem.

   I thashë: Po për ibn Tejmijen?

   Më tha: Çdo ditë më mëshon mbi kokë me të rënat e tij të forta.

   I thashë: Po për imam Buhariun?

   Më tha: Me librin e tij më dogji shtëpinë.

   I thashë: Po për Haxhaxhin?

   Më tha: Ah sikur të kishte një mijë si ai, sepse për ne ai është rruga e lumturisë dhe metodologjia e tij (e vrasjes se dijetarëve dhe besimtarëve që e flasin të vërtetën) për në është shërim.

   I thashë: Firauni?

   Më tha: Ai nga ne meriton çdo lëvdatë dhe ndihmë.

   I thashë: Po për Salaudinin?

   Më tha: Lere atë sepse ai na ka varosur të gjithëve në dhe.

   I thashë: Po për Muhamed ibn Abdul-Uahabin?

   Më tha: Ma ka përvëluar gjoksin me thirjen e tij dhe më ka djegur e ma ka bërë pluhur e hi punën time me thirjen e tij në teuhid.

   I thashë: Po për ebu Xhehlin?

   Më tha: Ne jemi familja e tij dhe shoqëria e tij.

   I thashë: Ebu Lehebi?

   Më tha: Ne jemi me të kudo që është ai.

   I thashë: Po për Leninin?

   Më tha: E kemi lidhur në zjarr bashkë me Stalinin.

   I thashë : Po për revistat e lakuriqsisë ?

   Më tha: Ata janë legjislacioni jonë.

   I thashë: Po Sateliti?

   Më tha: Me të i bëjmë njerëzit si egërsira.

   I thashë: Po kafenetë?

   Më tha: Në ta ne e përshëndesim çdo të shkujdesur.

   I thashë: Cili është dhikri juaj?

   Më tha: Këngët muzikore.

   I thashë: Puna juaj çfarë është?

   Më tha: Shpresa e gjatë.

   I thashë: Çfarë mendon për tregjet?

   Më tha: Aty e kemi mësuar rrahjen, aty e mbledhim shoqërine tonë.

   I thashë: Po për partitë socialiste?

   Ma tha: Ia kam ndarë pasurinë timë dhe ia kam mësuar atij raportin tim dhe asketizmin tim.

   I thashë: Si i çon njerëzit në humbje?

   Ma tha: Me anë të epshit, dyshimeve, shpresës së gjatë, muzikës dhe dëfrimit.

   I thashë: Si arrin ti mashtrosh dijetarët?

   Më tha: Me mendjemadhësinë e tyre dhe me vetëpëlqimin e vetvetes, iluzioneve, smirës e cila ua mbush zemrat me inat.

   I thashë: Po si arrin ti mashtrosh gratë?

   Më tha: Me zhveshjen e tyre , me heqjen e mbulesës , lënien e urdhërave të Allahut dhe me veprimin e harameve.

   I thashë: Si e mashtron masën e thjeshtë?

   Më tha: Me përgojim, shpifj , bartje fjalësh, me biseda boshe që nuk kanë aspak vlerë.

   I thashë: Si i mashtron tregtarët?

   Më tha: Me kamatë, harxhime të tepruar , me frikë se do të varfërohën, duke i ndaluar të japin sadaka.

   I thashë: Si e mashtron rininë?

   Me tha: Me poezi dhe filma erotike, dashuri të çmendur e të zjartë, me shikim në dispozitat fetare me pakujdesi dhe të vepruarit e harameve.

   I thashë: Çfarë mendon për shtetin e jehudive (çifutevë)?

   Më tha: Të lutem mos e merr nëpër gojë sepse është një fatkeqësi, Izraeli është një perandori dhe jo shtet dhe e kam shumë afër zemres.

   I thashë: Po ebu Nevasi?

   Më tha: Mbi kokë dhe sy, prej tij ne marrim mësim.

   I thashë : Shpikësit ?

   Më tha: Ato diturinë e kanë trashëguar prej nesh.

   I thashë: Sekularistët?

   Më tha: Besimi jonë është në sekularizëm, e ata janë familja e dexhalit dhe shpresa e pafund e jona, e kush mburet me ata mburet me neve.

   I thashë: Çfarë thua për Uashingtonin?

   Më tha: Oratoria ime e cila flet në emrin tim, ushtria ime që lufton në emrin tim , ai është vatani im.

   I thashë: Çafrë thua për thirrësit në islam?

   Më tha: Më torturojnë, më kanë këputur, më kanë lodhur, me kanë plakur, janë duke ma shkatërruar atë që e kam ndërtuar, lëxojnë Kur’an kur unë këndoj, kur unë u afrohem ata kërkojnë mbrotje nga Allahu prej meje, janë shtuar shumë në çdo cep të rruzullit tokësor nuk i përballoj dot…

   I thashë: Çafrë mendimi ke për shtypin?

   Më tha: Humbim kohë me të për prapambeturi, ua humbim kohën me të kryelartëve dhe ua marrim paratë me të për fat të keq.

   I thashë: Çfarë mendon për mediat perëndimore?

   Më tha: Ua futim atyre helmin në mish, e fusim gjithë botën në luftë me muslimanët, i lavderojmë me ta zullumqarët dhe përhapim me ta të keqen dhe padrejtësinë.

   I thashë: Çfarë bëre me sorën?

   Më tha: I dhashë sundim mbi vëllaun e tij kurse ai e vrau dhe e varosi në tokë.

   I thashë: Çfarë bërë me Karunin?

   Më tha: I thash ti ruaji thesaret e tua o biri i plakës (robi i dunjasë) të shpëtosh sepse ti je një nga shenjat e saj.

   I thashë: Çfarë i the Firaunit?

   Më tha: I thashë: O ti i madhi i këtij pallati thuaj: A nuk e posedoj unë tërë sundimin e egjipitit, atëherë do të ndihmohesh nga ne.

   I thashë: Çfarë i thua atij që pin alkool?

   Më tha: I thashë të pi se ajo është bija e fisnikërisë, me të e largoj mërzin e tij, ia largoj pikëllimin, brengat kurse dera e pendimit çdo herë është e hapur.

   I thashë: Çfarë të vret?

   Më tha: Ajetul-Kursija prej saj më ngushtohet gjoksi, burgosem gjatë dhe më kaplon çdo bela e keqe prej saj.

   I thashë: Cilin prej njerëzve e don më shumë?

   Më tha: Këngetarët, të humburit që i humbë të tjerët, mëkatarët e hapur, humoristët që tallën me çdo gjë, të prishurit, të degjeneruarit dhe fitnexhit (perçarësit në mesin e muslimanëve).

   I thashë: Cilin e urren më shumë?

   Më tha: Ata që shkojnë në xhami, bëjnë ruku dhe sexhde, çdo zahid(asket) të kësaj bote, adhuruesit e sinqertë, muxhahidët (luftëtarët në rrugën e Allahut), ulematë dhe thirrësit në të vërtetën.

   I thashë: Allahu më ruajtë prej teje, atëherë u zhduk dhe humbi mu duk sikur u fundos në dhe, e kjo pra është dënimi i gënjeshtarit.

   Përktheu dhe Përshtati: Nexhat Ceka

GJITHASHTU NË ALBISLAM