SELEFI DHE EDUKATA E TYRE NË FETVA

SELEFI DHE EDUKATA E TYRE NË FETVA

0 1092

 – Tregon Nafiu se dikush e pyeti ibn Omerin -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, për një çështje, kurse ai e uli kokën dhe nuk iu përgjigj. Me këtë, njerëzit menduan se ai nuk e ka dëgjuar pyetjen mirë, atëherë pyetësi tha:

Allahu të mëshiroftë a nuk e dëgjove pyetjen time? – i tha: Po, porse ju mendoni se Allahu nuk do të më llogarit për çdo gjë për të cilën më pyetni e unë përgjigjem. Tani të lutem më lerë të qetë, të kujtohem një kohë që të kem mundësi të të përjigjem, e në qoftë se kam mundësi të të jap përgjigje mirë, e në qoftë se jo, të të tregoj se nuk e di.[1]

   – Tregon Maliku nga Nafiu i cili thotë: Gjatë kohës së haxhit ibn Abasi dhe ibn Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, qëndronin secili në vendin e vet. Kështu që unë një ditë shkoja tek njëri e një ditë tek tjetri. E vërejta se ibn Abasi -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, jepte fetva çdonjërit që e pyeste, kurse ibn Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, më shumë i kthente pa përgjigje ata të cilët e pyesnin.[2]

   – Shuajb ibn ebu Hamza tregon se Zuhriu ka thënë: Na është transmetuar se Zejd ibn Thabit -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kur pyetej për diçka, pyeste: A ka ndodhur kjo? Në qoftë se kishte ndodhur, atëherë përgjigjej me atë çfarë e dinte, e në qoftë se i thonin se nuk ka ndodhur, thoshte: Lereni deri sa të ndodh.[3]

   – Gjithashtu transmetohet për Zejd ibn Thabitin -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se kur e pyeste dikush për diçka, ai thoshte: Për Allahun, a ka ndodhur kjo? Në qoftë se i thonin po, atëherë jepte përgjigje, e në qoftë se i thonin jo, atëherë nuk fliste asgjë.[4]

   – Sahnuni ka thënë: Ata të cilët ishin para jush, kur ndonjëri prej tyre dëshironte të flas për diçka e cila do ti bënte dobi tjerëve e frenonte veten dhe nuk fliste, nga shkaku mos ti rritet mendja, mirëpo kur i vetëpëlqente heshtja fliste. Dhe thoshte: Ai i cili është më i guximshëm për të dhënë fetva, ishte ai i cili kishte më pak dituri.[5]

   – Është pyetur Sahnuni: Ai i lejohet dijetarit të thotë: Nuk e di, për atë të cilën e di? Tha: Për çështjet të cilat janë decide në Kuran dhe në sunet jo, mirëpo për çështjet analogjike po, sepse nuk është i sigurtë a ja ka qëlluar apo jo.[6]

   – Gjithashtu tregohet se halifeja Zijadetullah ka dërguar dikënd ta pyet Sahnunin për një çështje, e ai nuk i është përgjigjur. Atëherë Muhamed ibn Abdusi i thotë: Dil prej këtij vendi,  sepse dje pas namazit dole bashkë më kadiun e sot nuk iu dhe përgjigje?! – ai tha: A dëshiron ti jap përgjigje atij i cili don të bëhet fekih duke i marë fjalët e mia dhe të dikujt tjetër, sikur të kishte pyetur me qëllim të kuptimit të çështjes fetarisht, do ti përgjigjesha.[7]

   – Abdu Ez’heri ka thënë: E kam dëgjuar Darimiun duke thënë: Erdhi tek unë Sixhzi i cili kishte shkruar prej Jezid ibn Harunit dhe Xhafer ibn Aunit e më tha: O ebu Seid! Më vinë disa njerëz e më parashtrojnë pyetje e unë frikohem ti lë pa përgjigje. – i thashë: Pse? – më tha: Sepse i Dërguari i Allahut -paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:” Kush pyetet për ndonjë dituri e ai këtë e fsheh, ky person do të mbështjellet me mbulojë prej zjarri.[8] – më tha:

   I Dërguari i Allahut -paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë për diçka të cilën e din, kurse ti nuk ke përgjegjësi për atë të cilën nuk e din.[9]

   – Nga Ejubi transmetohet se e ka dëgjuar Kasimin në Mina duke e pyetur të tjerët, e ai thoshte: Nuk e di. Kurse kur filluan të insistojnë me të madhe, atëherë u thoshte: Vallahi nuk dimë për çdo gjë që na pyesni, sikur ta dijmë përgjigjen nuk do ta fshihnim prej jush, sepse kjo nuk na lejohet.

   – Gjithashtu Jahja ibn Seid thoshte: E kam dëgjuar Kasimin duke thënë: Ne nuk e dimë çdo gjë që na pyesni, për njeriun është më mirë të jeton i paditur pasi ta njoh të vërtetën e Allahut mbi vete, se sa të flas pa dituri.[10]

[1] Sifetu Safve 1/566

[2] Sijeru Alamu Nubela 3/222

[3] Sijeru Alamu Nubela 2/438

[4] Sijeru Alamu Nubela 2/438

[5] Sijeru Alamu Nubela 12/66

[6] Sijeru Alamu Nubela 12/65

[7] Sijeru Alamu Nubela 12/66

[8] Ebu Davudi 3658, Albani e ka klasifiku si hadith sahih me nr.3106

[9] Sijeru Alamu Nubela 13/322

[10] Sifeti Safve 2/89

GJITHASHTU NË ALBISLAM