DIALOGU MES ROBIT DHE ALLAHUT

DIALOGU MES ROBIT DHE ALLAHUT

0 2121

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, në një hadith të shenjtë përcjell nga Allahu i Madhëruar i cili thotë: “E kam ndarë namazin ndërmjet Meje dhe robit Tim në dy gjysma, dhe ai (robi) do ta fitojë atë për të cilën është lutur“.

– Kur robi thotë: “El hamdu lil-lahi rabbil alemin”, (Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve).

Allahu u thotë: “Robi Im më lavdëroi”. 

– Kur robi thotë: “Er-rahmanir-rahim”, (të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit).

Allahu u thotë: “Robi Im më lartësoi“.

– Kur robi thotë: “Maliki jeumid-din”, (Sunduesit të Ditës së Gjykimit).

Allahu thotë:  “Robi Im më nderoi”. 

– Kur robi thotë:  “Ijjake na’budu we ijjake nesta’in”, (Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë).

 Ai thotë:  “Kjo është ndërmjet Meje dhe robit Tim dhe robit i takon ajo të cilën e kërkon”. 

– Kur robi thotë: “Ihdinas-siratal mustekim, siratal ledhine en amte alejhim, gajril magdubi alejhim we led-dalin”,(Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur)

Ai thotë: “Kjo është për robin Tim, dhe ai do ta ketë atë që e ka kërkuar”. 

Përshtati: Irfan Jahiu

 

GJITHASHTU NË ALBISLAM