DIÇ RRETH NDERIMIT TË PRINDËRVE

DIÇ RRETH NDERIMIT TË PRINDËRVE

0 883

Mos polemizo me nënën, qoftë edhe nëse ti je në të drejtë

Nderimi i prindërve nuk është thjesht një puthje e plasuar në kokën, ballin, apo dorën e tyre, po as edhe nëse i puth këmbët e nënës.

Atëherë, ç’është nderim i prindërve?

1. T’i nderosh do të thotë: të zbulosh çfarë ka në zemrat e tyre, e më pas të realizosh pa pritur urdhërin nga ta.

2. T’i nderosh do të thotë: ta dish se çfarë i bën ata të gëzuar, e t’i gëzosh, e të kuptosh se çfarë ata i lëndon, e të përpiqesh të mos jesh i tillë asnjëherë.

3. T’i nderosh do të thotë: t’i paraprijsh dëshirave të tyre, qoftë edhe nëse u sjell atyre një gotë me çaj.

4. T’i nderosh do të thotë: të kujdesesh që ata të jenë të rehatshëm, edhe nëse kjo është në llogari të qejfit tënd, nëse vonimi yt jashta shtëpisë i brengos ata, atëherë të flesh herët është nderim i tyre.

5. T’i nderosh do të thotë: të shpenzosh për ta nga pasuria që posedon, edhe nëse prindërit janë të pasur, pa u menduar sa ke harxhuar, a kanë nevoj ajo, sepse gjithë ajo çfarë je ti sot është rezultat i një lodhje, mërzie, mundi e sakrificë gjatë gjithë kohës sa ishe në barkun e nënës.

6. T’i nderosh do të thotë: të mos lejosh që ata ende të mundohen për ty, mjaft ishte lodhja e tyre e mëhershme.

7. T’i nderosh do të thotë: t’i bësh të qeshin, edhe nëse të vije ty në siklet një tregim i tillë.

Të shumta janë rrugët e nderimit që të shpiejnë në xhenet, ato nuk duhet përkufizuar me një gjë.

Nderimi i prindëve nuk është profesion i autoriziar, mes teje dhe vëllezërve, por garë për të arritur dyert e xhenetit.

GJITHASHTU NË ALBISLAM