DIJETARI MUHAMED XHEMIL ZEJNO NDËRROI JETË!

DIJETARI MUHAMED XHEMIL ZEJNO NDËRROI JETË!

0 1842

Dje, e xhuma 1 Dhul Kade 1431 (08 Tetor 2010) pas namazit të jacisë ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare dijetari i mirënjohur edhe në trojet shqiptare me librat e tij Shejh Muhamed Xhemil Zejno, Allahu e mëshiroftë. Namazi i xhenazes iu falë në xhaminë e Qabesë, ku ishin të pranishëm shumë dijetarë dhe njerëz të shquar. “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”.

Ai kishte lindur në vitin 1344H (1925G) në Halep të Sirisë. Kur arriti moshën dhjetë vjeçare u regjistrua në shkollën “Shtëpia e hafëzave” ku qëndroi pesë vite dhe mësoi përmendësh Kuranin. Pastaj, u regjistrua në shkollën e Halepit, e cila quhej Fakulteti përgatitor i Sheriatit, ku studioheshin shkencat fetare dhe ato bashkëkohore. Më pas vazhdoi në institutin për mësimdhënës gjithashtu në Halep dhe aty punoi si mësues përafërsisht 29 vite. Paskëtaj, braktisi mësimdhënien në Halep për ta vazhduar në xhaminë e Qabesë. Më vonë shkoi në Jordani për të ftuar drejt Allahut ku u angazhua si imam, hatib dhe mësimdhënës. Në vitin 1400 (1979-1980) u kthye sërish në Mekë për të vazhduar mësimdhënien në Institutin Bamirës të Hadithit në Mekë.

Ai tek populli shqiptar u njoh me librin: “Grupi i shpëtuar dhe pala e ndihmuar” si dhe me broshurën “Akideja e myslimanit – pyetje përgjigje”.

O Allah fale atë, mëshiroje, shpëtoje dhe nderoje me vend të mirë. Zgjeroja varrin dhe laje me ujë, akull dhe breshër; pastroje prej gjynaheve ashtu siç pastrohet rroba e bardhë prej ndyrësisë. Zëvendësoja shtëpinë me një shtëpi më të mirë, familjen me një familje më të mirë, bashkëshorten me një bashkëshorte më të mirë, O Allah fute atë në xhenet dhe ruaje nga dënimi i varrit! Amin.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM