Dispozita islame për përdorimin e ilaçeve para se të ndodh sëmundja siç është rasti me vaksinat?

Dispozita islame për përdorimin e ilaçeve para se të ndodh sëmundja siç është rasti me vaksinat?

0 1013

Është pyetur dijetari Abdulaziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë, lidhur me: dispozitën islame për përdorimin e ilaçeve para se të ndodh sëmundja siç është rasti me vaksinat?

Përgjigje: S’ka gjë të keqe që njeriu të merr ilaçe nëse frikohet se mund të sëmuret për shkak të ndonjë pandemie apo shkaqe të tjera. Argument për këtë është fjala e Pejgamberit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “kush i ha shtatë hurma të Medines që në gdhirjen e tij, nuk i bën dëm dot magjia e as helmi.”
Ky hadith flet për largimin e të keqes para se ajo të ndodh. Njëjtë nëse frikohet nga ndonjë sëmundje dhe merr vaksinë kundër pandemisë që është përhapur në vendin e tij apo diku tjetër, sikur që mjekohet sëmundja pasi të ndodh. Mirëpo, në raste të tilla nuk lejohet mbajtja e hajmalive kundër sëmundjeve, xhinëve, mësyshit sepse një gjë të tillë e ka ndaluar Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe ka sqaruar se ato janë shirk i vogël, prandaj duhet pasur kujdes”

Fetava Ibën Baz, 6/21
Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM