DREJTËSIA E MUHAMEDIT (alejhi selam)

DREJTËSIA E MUHAMEDIT (alejhi selam)

0 821

Ebu Hurejra r.a. tregon: u grindën dy burra, njëri nga muslimanët e tjetri nga çifutët. Muslimani tha: pasha Atë që zgjodhi Muhamedin mbi të gjitha krijesat! Çifuti tha: pasha Atë që zgjodhi Musain mbi të gjitha krijesat! Muslimani në atë çast, ngriti dorën dhe goditi çifutin në fytyrë. Çifuti shkoi te profeti Muhamed dhe ia tregoi ngjarjen. Profeti ftoi muslimanin, e pyeti për rastin dhe ai i tregoi, dhe tha: mos më mbivlerësoni ndaj Musait, sepse njerëzit do të alivanosen Ditën e Kiametit, edhe unë së bashku me ta, pastaj kur të kthjellem i pari, do ta shoh Musain të kapur për një këbë të Arshit (Fronit) dhe nuk e di a ishte alivanosur dhe kthjellur para meje apo ishte nga ata që Allahu i përjashtoi?!
(Buhariu)
Tregimi ngërthen tre momente: grindjen ndërmjet muslimanit dhe çifutit, ankimin e çifutit te Pejgamberi dhe përmendja e alivanosjes nga ana e Pejgamberit, që do të ndodh në Ditën e Kiametit.
Nga ky tregim mësojmë shumë gjëra, prej më të rëndësishëmeve :

  1. Pejgamberi ishte streha e sigurt e shoqërisë medinase, pa marrë parasysh a bëhej fjalë për musliman apo jomusliman. Ai ishte gjykatësi neutral dhe i drejtë. Çifuti pranoi, madje ishte i pari që shkoi tek ai për të kërkuar drejtësi.
  2. Vendimi i Pejgamberit ishte refuzim i sjelljes së muslimanit, nuk ka dallim ndërmjet Musait dhe Muhamedit, që të dy janë pejgamberë të Allahut.
  3. Islami na mëson të besojmë në vlerën e madhe të Musait dhe Muhamedi a.s. e pranon pozitën e lartë të tij tek Allahu.

Agim Bekiri
07/03/2022
04/08/1433

GJITHASHTU NË ALBISLAM