ËSHTË E NDALUAR TË FALEMI NË KËTO DHJET VENDE

ËSHTË E NDALUAR TË FALEMI NË KËTO DHJET VENDE

0 1645
  1. Te Varrezat.

Ka thënë Pejgamberi, (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të): “Allahu i shkatërroftë çifutët dhe të krishterët që i kanë marrë varret e Pejgamberëve të tyre për faltore, “xhami”. (Buhariu dhe Muslimi)

  1. Në Xhamitë të cilat janë të ndërtuara mbi varre.

Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Kur ndër ta vdiste ndonjë njeri ose rob i mirë, ata ndërtonin mbi varrin e tij një faltore dhe bënin në të këto formësime. Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

3. Tek Pushimoret e deveve.

Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Faluni në pushimoret e deleve dhe mos u falni në pushimoret e deveve.” (Isnaduhu sahih)

4. Në banjo.

Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “E gjithë toka është xhami pos banjos dhe varrezave.”

5. Në çdo vend ku prezantojnë djajtë si vendet e ndyta dhe të pista, kisha, sinagoga, etj.

6. Në Tokën e uzurpuar.

Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Kush merr qoftë edhe një pëllëmbë toke pa të drejtë, Allahu do t’i varë atij në qafë nga shtatë tokat, në ditën e gjykimit.” (Buhariu dhe Muslimi)

7. Në Mesxhidu Dirar.

Allahu ka thënë: “Kurse ata të cilët ndërtuan xhaminë  “mesxhidu dirar” për t’i dëmtuar, për mosbesim dhe përçarje ndërmjet besimtarëve duke u përgatitur për atë i cili qysh më parë ka luftuar kundër Allahut dhe të dërguarit të Tij…” (Teube, 107)

8. Në Vende të cilat i ka dënuar Allahu.

Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Mos hyni në vendbanimet e atyre që janë dënuar pos duke qarë, e nëse nuk veproni kështu frikohem të ju godasë e ngjashme me atë që i ka goditur ata, pastaj i dërguari i Allahut mbuloi kokën dhe shpejtoi derisa kaloi vendbanimin.”

9. Në Vendin ku qëndron imami për namaz të mos jetë më i lartë se sa vendi i namazfalësve (xhematit).

Muhammedi (alejhi selam) ka ndaluar që imami të qëndroj mbi diçka se njerëzit pas tij.” (Transmeton Darekutnij dhe Hakimi)

10. Në Mes dy shtyllave.

Nga Abdulhamid ibn Mahmud transmetohet të ketë thënë: “U falëm pas një emiri (princi), por njerëzit na shtynin e ne u falëm midis dy shtyllave (të xhamisë), kur mbaruam namazin, Enes ibn Malik na tha: ‘Në kohën e profetit (alejhi selam) nuk e vepronim këtë gjë.” (Transmetuan: Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Daudi, Nesaiu)

Përktheu: Valdet Kamberi

GJITHASHTU NË ALBISLAM