FARZET E NAMAZIT!

FARZET E NAMAZIT!

0 1756

 

Farzet e namazit, janë dymbëdhjetë;
1. Ardhja e kohës(farz para namazit).
2. Rukuja(farz pasi të hyjm në namazit).
Ruku e plotë është, përkulja e shpinës aq sa koka dhe pjesa e pasme(shpina) të jenë të drejtuara.
3. Sexhdja(farz pasi të hyjm në namaz).
Kryhet duke vendosur ballin dhe hundën në tokë, njëkohësisht me shuplakat, gjunjët dhe shputat.
4. Ulja e fundit(farz pasi të hyjm në namaz-brenda namazit).
(Tedhehud el ehir- teshehudi i fundit).
5. Drejtimi Kah Kibla(farz para se të hyjm në namaz)
6. Nijeti(vendimi), (farz para se të hyjm në namaz).
7. Qëndrimi në këmbë(farz pasi të hyjm në namaz-brenda namazit).
8. Tekbiri i parë(tekbiretul Ihram), thënurit Allahu ekber(farz brenda në namaz)
9. Leximi i Kuranit(farz brenda në namaz)
10. Mbulimi i avretit- i pjesëve të turpshme të trupit(farz para se të hyjm në namaz).
11. Pastërtia nga papastërtia e vërtetë, rrobat mbathjet dhe vendi ku do të falemi(farz para se të hyjm në namaz).
12. Pastrimi nga papastërtia fiktive(hadeth), është i obligushëm pastrimi nga hadethi i madh dhe i vogël, nga hajzi, nifasi dhe xhunubllëku(farz para se të hyjm në namaz).

Përmblodhi dhe përshtati;
Hoxhë Suad Shabani

#FikhuHanefi

#Farzi, me lëshimin e ndonjërit prej farzeve, namazi nuk pranohet.

#Dymbëdhjetë Farze
#Gjasht para namazit dhe
#Gjasht pasi të hyjm në namaz

GJITHASHTU NË ALBISLAM