FEJA E VETME E PRANUAR TEK ALLAHU !

FEJA E VETME E PRANUAR TEK ALLAHU !

0 1498

Feja e vetme e pranuar tek Allahu, është Islami!

Feja Islame është ajo fe, të cilën Allahu,- xhele veala!,- ia shpalli Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!.
Me shpalljen e fesë islame, Allahu,- xhele veala!,- i dha fund mesazhit hyjnor.
Ai ia plotësoi atë robërve të Tij, me dhuntinë e Tij, është i kënaqur prej tyre me fenë islame dhe asesi nuk pranon më prej askujt ndonjë fe tjetër.
Allahu,- xhele veala!,- në Kur’an thotë:
ۚ الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الْإِسْلَامَ دِينًا
“ Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe”. 1

إِنَّ الدِّينَ عِندَ اللَّـهِ الْإِسْلَامُ
“ Feja e pranueshme tek Allahu është islami”. 2

وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ الْإِسْلَامِ دِينًا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الْآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ﴿٨٥﴾
“ E kush kërkon fe tjetër, përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit”. 3

Allahu,- xhele veala!,- ia ka bërë obligim të gjithë njerëzimit që ta adhurojnë Allahun sipas udhëzime dhe parimeve të fesë islame.
Allahu,- xhele veala!,- i drejtohet Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!,- që t’u thotë atyre:
قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنِّي رَسُولُ اللَّـهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعًا الَّذِي لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ يُحْيِي وَيُمِيتُ ۖ فَآمِنُوا بِاللَّـهِ وَرَسُولِهِ النَّبِيِّ الْأُمِّيِّ الَّذِي يُؤْمِنُ بِاللَّـهِ وَكَلِمَاتِهِ وَاتَّبِعُوهُ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ ﴿١٥٨﴾
“ Thuaj ( O Muhamed)!:
O njerëz! Me të vërtetë unë jam sjellë tek ju të gjithë si i dërguar i Allahut, të Cilit i takon mbisundimi i qiejve dhe i tokës. La ilahe il- la Huve( askush nuk ka të drejtë, nuk meriton e nuk duhet të adhurohet përveç Atij).
Ai është që jep jetë dhe sjell vdekjen.
Kështu pra, besoni në Allahun dhe në të dërguarin e Tij, pejgamberin i cili nuk din as shkrim, as lexim, i cili beson në Allahun dhe në Fjalët e Tij( kur’anin, Tevratin, Zeburin, Inxhilin).
Ndjekna pra atë, në mënyrë që jeni të udhëzuar”. 4

Transmetohet nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se e ka ndëgjuar Muhamedin,- salallahu alejhi ve selem!,- duke thënë:
“ Betohem në atë, të Cilin shpirti i Muhamedit është në dorën e Tij se kushdo që ndëgjon për mua nga ky umet(popull), qoftë ai çifutë apo i krishterë, e pastaj vdes duke mos besuar në atë që më është shpallur mua, ai padyshim do të jetë prej banorëve të zjarrit”. 5
Ti besosh Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!,- do të thotë:
Të besosh çdo gjë që Ai ka përcjellë nga Allahu, duke e pranuar e nënshtruar asaj tërësisht.
Fakti që vetëm besonte dhe nuk e zbatonte, është edhe arsyeja që ebu Talibi nuk konsiderohet(musliman) se i ka besuar shpalljes me të cilën erdhi Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- edhe pse vetë ebu Talibi kishte dëshmuar se islami është feja më e mire dhe e përsosur.
Feja Islame i përmban të gjitha dobitë që kanë pasur fetë e mëparshme, mirëpo dallohet prej tyre sepse është fe e përshtatshme për çdo kohë, vend dhe popull.
Allahu,- xhele veala!,- duke iu drejtuar Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!,- në Kur’an thotë:
وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ مُصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنَ الْكِتَابِ وَمُهَيْمِنًا عَلَيْهِ
“ Ne ta zbritëm edhe ty (Muhamed) librin (Kur’anin) e vërtetë, që është vërtetues i librave të mëparshëm dhe mbrojtës (përforcues, përmbushës) i tyre”. 6

Kuptimi i fjalës, “ islami përshtatet për çdo kohë e vend”, është:
Bindja dhe zbatimi i porosive islame nuk i humb dhe nuk i ndalon dobitë dhe sukseset e umetit e as me ndonjë vend apo kohë.
Përkundrazi praktimi dhe pranimi i porosive islame e dërgon umetin para dhe nuk do të thotë kjo se feja i përshtatet çdo kohe, vendi dhe populli ashtu siç dëshirojnë disa njerëz.
Feja Islame është feja e vërtetë. Allahu,- xhele veala!,- ka siguruar se do ta triumfojë këtë fe ndaj feve të tjera si dhe gjithashtu ka siguruar që do të që do të nxjerrë triumfues këdo që e përqafon islamin ashtu siç duhet.
Allahu,- xhele veala!,- thotë në Kur’an:
هُوَ الَّذِي أَرْسَلَ رَسُولَهُ بِالْهُدَىٰ وَدِينِ الْحَقِّ لِيُظْهِرَهُ عَلَى الدِّينِ كُلِّهِ وَلَوْ كَرِهَ الْمُشْرِكُونَ ﴿٩﴾
“ Allahu është Ai, që ka dërguar Profetin e Vet me udhëzim për rrugën e drejtë dhe fenë e vërtetë, për ta ngritur më lartë se të gjitha fetë, edhe nëse e urrejnë paganët. 7

وَعَدَ اللَّـهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنكُمْ وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَيَسْتَخْلِفَنَّهُمْ فِي الْأَرْضِ كَمَا اسْتَخْلَفَ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ وَلَيُمَكِّنَنَّ لَهُمْ دِينَهُمُ الَّذِي ارْتَضَىٰ لَهُمْ وَلَيُبَدِّلَنَّهُم مِّن بَعْدِ خَوْفِهِمْ أَمْنًا ۚ يَعْبُدُونَنِي لَا يُشْرِكُونَ بِي شَيْئًا ۚ وَمَن كَفَرَ بَعْدَ ذَٰلِكَ فَأُولَـٰئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ ﴿٥٥﴾
“Allahu, u ka premtuar disave prej jush, që kanë besuar dhe që punojnë vepra të mira – se do t’i bëjë sundimtarë në Tokë, ashtu, si i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur, dhe që do t’ua shndërrojë atyre – pas frikës, sigurinë.
Ata, më adhurojnë Mua, e nuk më bëjnë shok asgjë.
E, kush bën mohim pas kësaj, ata janë ngatërrestarë të vërtetë”. 8

Allahu është më i Dituri!
Nga arabishtja:
Suad B. Shabani
22/02/2015

1. Kur’an; El Maide: 3.
2. Kur’an; Ali Imran: 19.
3. Kur’an; Ali Imran: 85.
4. Kur’an; El A’raf: 158.
5. Shënuar nga Imam Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.
6. Kur’an; El Maide: 48.
7. Kur’an; Es Saff: 9.
8. Kur’an; En- Nur: 55

GJITHASHTU NË ALBISLAM