Fillo me teube dhe istigfar

Fillo me teube dhe istigfar

0 416

{ قَالَ رَبِّ ٱغۡفِرۡ لِی وَهَبۡ لِی مُلۡكࣰا لَّا یَنۢبَغِی لِأَحَدࣲ مِّنۢ بَعۡدِیۤۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡوَهَّابُ }
“dhe (Sulejmani) tha: “O Zoti im, më fal dhe më dhuro një pushtet që të mos e ketë askush pas meje! Me të vërtetë, Ti je Dhurues i madh!”. Surja Sad, 35.

Sulejmani (alejhi selam) filloi lutjen e kërkesën e tij me teube dhe istigfar, e kjo tregon për kuptimin e drejtë dhe diturinë e thellë të profetëve.

Ngaqë nuk ka gjë që më së shumti pengon pranimin e lutjeve se sa mëkatet.

Ndodh që njeriu t’i lutet Allahut për diç, e mes tij dhe pranimit të lutjes të jetë një mëkat që ai është ende duke e vepruar, andaj, nëse vonohet përgjigjja e lutjes rishiko veten tënde, shiko mëkatet në të cilat je fundosur, ngase vetëm shkaku i tyre je privuar nga pranimi i lutjes.

Mos mendo se nuk të është pranuar lutja ngaqë ke kërkuar shumë, sepse s’ka gjë që është shumë për Allahun.

Sulejmanit iu dha pushteti i xhindëve, njerëzve, mbi erërat e kafshët. Por, para se të kërkonte filloi me teube dhe istigfar.

Përkthim
Hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM