Letra e nënës për birin e saj ibën Tejmije

Letra e nënës për birin e saj ibën Tejmije

0 232

Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, i dërgoi një letër nënës së tij, duke i kërkuar falje që ishte larg saj për ditë të tëra dhe që qëndroi në Egjipt për disa çështje të fesë dhe davetit. Kur ajo mori mesazhin, nëna e tij iu përgjigj dhe tha:

“Djali im i dashur, Ahmed ibën Tejmije, paqja, mëshira, bekimet, falja dhe kënaqësia e Zotit qofshin mbi ju.

Për Zotin të kam rritur për një gjë të tillë, jam zotuar t’i shërbesh Islamit dhe muslimanëve dhe të kam mësuar sipas ligjeve të fesë. Dhe mos mendo, biri im, se afërsia jote me mua është më e dashur për mua sesa afërsia jote me fenë islame dhe shërbimi yt ndaj Islamit dhe muslimanëve në vende të ndryshme.

Përkundrazi, biri im, kënaqësia ime më e madhe me ty është vetëm në masën e asaj që ti i ofron fesë dhe muslimanëve.

Dhe unë, biri im, nuk do të të pyes nesër para Zotit për largësinë tënde nga unë. Sepse unë e di ku je dhe për çfarë jeni atje. Por, Ahmed, unë do të të pyes para Zotit dhe do të të kërkoj llogari nëse nuk do t’i shërbesh fesë së Zotit dhe t’u shërbesh pasuesve të Tij në mesin e vëllezërve të tu muslimanë.

Zoti qoftë i kënaqur me ty, e ndriçoftë rrugën tënde me mirësi dhe udhëzoftë hapat e tu, dhe Zoti na bashkoftë mua dhe juve nën hijen e Arshit të të Gjithëmëshirshmit në ditën kur nuk do të ketë hije përveç hijes së Tij.

Paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit

Përkthim

hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM