Fjalët e këqija a e prishin agjërimin?

Fjalët e këqija a e prishin agjërimin?

0 1901

Pyetje: nëse dikush gjatë ditëve të agjërimit përdor fjalë të këqija, a e prish agjërimin?!

 

Përgjigje: Allahu,- xhele veala!,- thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ ﴿١٨٣﴾

“O ju që keni besuar, ju është urdhëruar agjërimi, ashtu siç u është urdhëruar edhe atyre para jush, me qëllim që të bëheni të devotshëm.”[1]

Nuk ka dyshim se urtësia e këtij obligimi është arritja e devotshmërisë dhe adhurimi i Allahut,- xhele veala!.

Ndërsa me devotshmëri nënkuptojmë heqjen dorë nga haramet (ndalesat) si dhe kryerjen e obligimeve ndaj Allahut,- xhele veala!.

Muahmedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:

قال الرسول صلى الله عليه وسلم: “من لم يدع قول الزور والعمل به فليس لله حاجة أن يدع طعامه وشرابه”

“Kush nuk largohet nga fjalët e këqija dhe punën me të, atëherë Allahu nuk është i nevojshëm që ai ta lërë ushqimin dhe pijen e tij.”[2]

Nga kjo marrim mësim, se agjëruesi duhet të largohet nga fjalët e këqija, si p.sh.:
1: Duke mos përgojuar të tjerët..
2: Të mos gënjejë..
3: Të mos bëjë tregti haram..
4: Të mos merret me thashetheme,
5: Të largohet prej haramëve.

Nëse gjatë Ramazanit merret me ibadet dhe i largohet harameve, do të mbetet i tillë edhe pas ramazanit inshallah.

Mirëpo, fatkeqësisht sot ka shumë agjërues që nuk dinë të bëjnë dallim mes ditëve që agjërojnë dhe ditëve që nuk agjërojnë, por vazhdojnë si zakonisht me ato të meta dhe gjynahe të cilat i kanë vepruar para Ramazanit.

Dhe në fund themi:

Këto fjalë të këqija nuk e prishin agjërimin, porse e pakësojnë shpërblimin e tij, ai do të fitoj nga agjërimi i tij vetëm etjen dhe urine, e shumë pak nga ajo që synohet të fitohet në Ramazan.
Allahu është më i Dituri!

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 16.05.2013

[1] Kuran: El Bekare- 183

[2] Shënuar nga Ahmedi, Buhariu, Tirmidhiu,Ibën Maxhe dhe Ebu Davudi,- Allahu