Gëzim për mua dhe ty

Gëzim për mua dhe ty

0 372

{وَقَالَتِ ٱمۡرَأَتُ فِرۡعَوۡنَ قُرَّتُ عَيۡنٖ لِّي وَلَكَۖ لَا تَقۡتُلُوهُ عَسَىٰٓ أَن يَنفَعَنَآ أَوۡ نَتَّخِذَهُۥ وَلَدٗا وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ}
“Gruaja e Faraonit i tha atij: “Ky (djalë) është gëzim për mua dhe ty, prandaj mos e vrisni, sepse mund të jetë i dobishëm ose mund ta birësojmë”. Kasas, 9.

Me këto fjalë iu drejtua Asije bint Muzahim bashkëshortit të saj, faraonit të asaj kohe, kur në duart e saj po mbante Musain.

Kurse Faraoni ia ktheu : gëzim vetëm për ty, se mua nuk më duhet, s’kam nevoj për të.

I dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) në komentin e kësaj ngjarje thotë:

“Betohem në Allahun, sikur Faraoni ta pranonte si gëzim edhe për të, sikur që e pranoi bashkëshortja e tij, do ta udhëzonte Allahu edhe Faraonin sikur që e udhëzoi bashkëshorten e tij, por, Allahu e privoi nga udhëzimi.”

Njeriu kur e do të mirën edhe e gjenë atë.

Për këtë, logjikën, idetë e mendimet tona duhet t’i drejtojmë kah hajri.

Ishte një fjalë, por vendimtare, fjala ka peshë shumë të rëndë, ajo prish dhe ajo ndreq, për shkak një fjale njeriu e privon veten nga shumë mirësi, siç thuhet: fjalët sjellin fatkeqësi.

Bashkëshortja e Faraonit, shpresonte, ishte optimiste, e gëzohej, dhe për këtë Allahu e udhëzoi dhe ia dha xhenetin.

Kishte mendim të mirë dhe ashtu edhe ndodhi.
Një musliman është mëse i nevojshëm të jetë i gëzuar, optimist dhe me plot shpresë; në familjen e tij, në punën e tij, në lagjen e tij, etj.

Duhet ti përmirsojmë mendimet e shprehjet tona, ngase mund që hajri të na vije prej fjalëve.

Përkthim
Hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM