Pasojat e mosbesimit

Pasojat e mosbesimit

0 296

Mosbesimi është shkak që njeriu ta ndjekë të pavërtetën verbërisht, në vepra, në fjalë, të bie në dilema e të i shkaktojë luhatshmëri.
Allahu i madhëruar do të bëjë ndarje mes një njeriu dhe udhëzimit, duke e zënë zemrën e tij me gjithçka tjetër përveç udhëzimit, si ndëshkim përshkak që zgjodhi mosbesimin.

Allahu i madhëruar ka thënë:

{وَنُقَلِّبُ أَفْـِٔدَتَهُمْ وَأَبْصَٰرَهُمْ كَمَا لَمْ يُؤْمِنُواْ بِهِۦٓ أَوَّلَ مَرَّةٍۢ وَنَذَرُهُمْ فِى طُغْيَٰنِهِمْ يَعْمَهُونَ}

“Ne do t’ua largojmë zemrat dhe shikimet e tyre nga e vërteta, sepse ata nuk besuan atë (Kur’anin) herën e parë, Ne do t’i lëmë ata që të hecin verbërisht në humbje” (El-Enam/110)

Gjithashtu Allahu i madhëruar thotë:

{إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِٱلآخِرَةِ زَيَّنَّا لَهُمْ أَعْمَٰلَهُمْ فَهُمْ يَعْمَهُونَ}

“Me të vërtetë ata që nuk besojnë në jetën tjetër, Ne kemi bërë që t’u duken të bukura veprat e tyre, prandaj hecin verbërisht” (En-Neml/4)

Na ruaj Zot e na shto udhzimin, Amiin

Përgatiti Vedat Skenderi
01.01.1445

GJITHASHTU NË ALBISLAM