GJËRAT QË TË NDIHMOJNË TA MEDITOSH KURANIN NË RAMAZAN

GJËRAT QË TË NDIHMOJNË TA MEDITOSH KURANIN NË RAMAZAN

0 1788

Allahu xhele ve ala, ka thënë; “Kur’ani me të vërtetë, është nderë për ty dhe popullin tënd; e ju do të pyeteni!.” (Zuhruf; 44 ).

Shënon Bejhekiu se Ibn Mes’udi, e bënte hatme Kur’anin çdo javë jashta Ramazanit, ndërsa në Ramazan çdo tre ditë bënte hatme Kur’anin.

Allahu i Madhëruar, thotë; “Dhe, Pejgamberi (Muhammed) tha: “O Zoti im! Me të vërtetë, populli im (po) e merr këtë Kur’an, si (diçka) të urrejtur.” ( Furkan; 30 ).

Ky (shpjeguesi i këtyre), është, me të vërtetë, Kur’ani i nderuar, në Librin e ruajtur – le ta prekin atë vetëm të pastërtit – (ai është) Shpallje prej Zotit të Gjithësisë. E, vallë, ju këtë fjalë (Kur’anin) nuk e përfillni?” (El Vakia ; 77 – 81).

Ndërsa, shkaqet që të ndihmojnë ta meditosh Kur’anin në Ramazan:

  1. Dashuria ndaj Allahut. Abdullah Ibn Mes’udi, radijAllahu anhu, ka thënë: “Kush dëshiron ta dijë se a e do Allahun, atëherë le t’i shikojë raportet e tij me Kur’anin, nëse e do Kur’anin, i tilli e do Allahun dhe të dërguarin e Tij.”
  2. Prezenca e zemrës gjatë leximit të Kur’anit si dhe largimi i të gjitha gjërave që pengojnë depërtimin e leximit të Kur’anit në zemër.
  3. Pendimi nga mëkatet; Ngase mëkatet largojnë dritën e fytyrës dhe zemrës. Mëkatet pengojnë kërkimin e diturisë. Mëkatet i vdesin zemrat.

Allahu i Madhëruar, ka thënë; “Na, atij (Muhammedit) nuk ia mësuam poetikën, e as që ajo është për te. Këtë (që e ka sjellë) është vetëm këshillë dhe Kur’ani i qartë, për ta paralajmëruar atë që është i gjallë (i mençur), dhe për t’u realizuar fjala (dënimi) ndaj mohuesve.” (Jasin; 69-70).

Patjetër duhet që zemra të pastrohet nga mëkatet, nga shikimi në haram. Ngase, zemra e cila është e zhytur në mëkate dhe epshe nuk ka mundêsi të meditoj rreth porosive Kur’anore.

  1. Sinqeriteti gjatë leximit dhe mësimit të Kur’anit. Sinqeriteti është shkak kryesor i pranimit të veprave, është shkak kryesor i cili të ndihmon ta meditosh Kur’anin dhe porosin e tij.
  2. Kërkimi i mbrojtjes së Allahut prej cytjeve të shejtanit.
  3. Leximi i librave të Tefsirit.
  4. Zgjedhja dhe mësimi i një pjese të Kur’anit me texhvid (rregulla), ta lehtëson meditimin e asaj pjese të Kur’anit.
  5. Leximi i shpesht i Kur’anit.

Halef Ibn Muhamed el Halef

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM