HADITHE TË PEJGAMBERIT LIDHUR ME AGJËRIMIN 2/2

HADITHE TË PEJGAMBERIT LIDHUR ME AGJËRIMIN 2/2

0 2436

HADITHI 16

Ebu Hurerje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “Ndodh që disa agjërues të mos kenë gjë tjetër nga agjërimi i tyre pos urisë ashtu siç ndodh që disa falës të namazit të natës të mos kenë gjë tjetër pos pagjumësisë” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 17

Enes b. Maliku thotë: Ka thënë i Dërguari i Allahut: “Hani syfyr sepse në syfyr ka bereqet” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 18

“Agjërimi i muajit të durimit dhe tre ditëve nga çdo muaj, largon smirën nga gjoksi” (Ahmedi)

HADITHI 19

Ebu Hurerje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “Kush ha dhe pi në harresë duke qenë agjërueshëm, le ta plotësojë agjërimin e tij ngase atij i dha ushqim dhe pije Allahu” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 20

Xhabiri r.a. tregon: Gjersa i Dërguari i Allahut ishte në udhëtim, pa një njeri rreth të cilit ishin tubuar njerëz dhe i bënin hije. I pyeti: ç‘i ka ndodhur? Thanë: është agjërueshëm. I Dërguari tha: nuk është vepër e mirë agjërimi në udhëtim” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 21

Zejd b. Halid El-Xhuhenij thotë: ka thënë i Dërguari i Allahut: kush i jep iftar një agjëruesi, merr shpërblim po aq sa ai, mirëpo pa iu mangësuar agjëruesit shpërblimi” (Ahmedi)

HADITHI 22

Ibën Abasi përcjellë se i Dërguari i Allahut lidhur me Natën e Kadrit ka thënë: “Kërkojeni në dhjetëshin e fundit të ramazanit” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 23

Abdullah b. Omeri përcjellë se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Agjërimi dhe Kurani do të ndërmjetësojnë për robin në Ditën e Kiametit. Agjërimi do të thotë: o Zot, e kam penguar nga ushqimi dhe epshi gjatë ditës, më mundëso të ndërmjtësoj për të! Kurani do të thotë: e kam penguar nga fjetja gjatë natës, më mundëso të ndërmjetësoj për të! Atyre dyve do ju mundësohet ndërmjetësimi.” (Ahmedi)

HADITHI 24

Aishja r.a. tregon: I Dërguari i Allahut kur hynte në dhjetëshin e fundit, shtërngonte rripin, gjallëronte natën dhe zgjonte familjen” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 25

Aishja r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut bënte itikaf në dhjetëshin e fundit” (Buhariu)

HADITHI 26

Aishja r.a. tregon: Thash o i Dërguar i Allahut, sikur ta dija cila është Nata e Kadrit, çfarë do duhej të thosha? Tha: thuaj: o Allah, ti je Falës, e do faljen, më fal mua!” (Ahmedi)

HADITHI 27

Ebu Ejub El-Ensari përcjellë se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush agjëron ramazanin dhe ia bashkangjet më pas gjashtë ditë të shevalit, llogaritet sikur të kishte agjëruar tërë kohën” (Muslimi)

HADITHI 28

Ebu Katade r.a. përcjellë se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Tre ditë nga çdo muaj dhe ramazani deri në tjetrin, kjo llogaritet sikur të agjëruarit e tërë kohës” (Muslimi)

HADITHI 29

Ibën Omeri r.a. thotë: “I Dërguari e bëri obligim zekatul fitrin për njerëzit, një pjatë (sa’ë) me hurma ose me elb për çdo të lirë apo skallv, mashkull apo femër nga muslimanët.” (Buhariu dhe Muslimi)

Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM