Hadithi “Xheneti është nën këmbët e nënës”

Hadithi “Xheneti është nën këmbët e nënës”

0 8468

Pyetje

Kemi dëgjuar duke përmendur një thënie “Xheneti është nën këmbët e nënës” dhe “xheneti është nën këmbët e burrit”. A janë këto hadithe dhe sa është saktësia e këtyre?

Përgjigje:

Sa i përket hadithit “Xheneti është nën këmbët e nënës” është daif me këto fjalë, mirëpo është transmetuar hadith sahih nga Muavije Es-Selmi i cili thotë: Kam ardhur te i dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem dhe i thashë: O i dërguar i Allahut, unë dëshiroj të dal në xhihad në rrugë të Allahut, e më tha: A është gjallë nëna jote? I thashë: Po. Tha: Ri pranë këmbës së saj, se aty e ke xhenetin!

Një sahabi tjetër poashtu kur e ka pyetur, i ka thënë: Rri me të (nënën), se xheneti është nën këmbët e saja.” Albani e ka vlerësuar sahih.

E sa i përket thënies “Xheneti është nën këmbët e burrit”, nuk është hadith, por në hadith ka ardhur se Muadh Ibn Xhebeli kur është kthyer nga Shami, i ka rënë në sexhde pëejgamberit salallahu alejhi ve selem. Pejgamberi salallahu alejhi ve selem i ka thënë: Çfarë është kjo o Muadh?! Ai ka thënë: Kam vajtur në Sham dhe i kam hasur duke u bërë sexhde priftave dhe patrikëve të tyre, kështuqë në vete më lindi dëshira ta bëjmë këtë për ty. Në këtë I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem i ka thënë: Jo mos e bëni! Unë po të kisha urdhëruar ndonjërin ti bëjë sexhde dikujt pos Allahut, do ta urdhëroja gruan ti bëjë sexhde burrit. Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti i Muhamedit, gruaja nuk do ta plotësojë obligimin ndaj Zotit të saj, derisa ta plotësojë obligimin ndaj burrit të saj. Po ta kërkonte ti vijë duke qenë ajo mbi shpinë të deves (apo duke qenë në lindje), nuk do të refuzonte. E transmeton Ibn Maxhe në Sunenin e tij nr. 1853, Albani e ka vlerësuar sahih.

Përshtati: Ali Shabani