ETIKA PËR LUTJE

ETIKA PËR LUTJE

0 5430

Lutja (duaja) është lidhshmëria e robit me zotin e tij

Allahu i Madhëruar thotë në Kuranin Famëlartë:

(O, besimtarë!) Më kujtoni Mua (me lutje e adhurime), që t’ju kujtoj ju (me shpërblime); më falenderoni vetëm Mua e mos më mohoni.” Bekare: 152

Poashtu ka thënë:

E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua. “ Bekare: 186

Secili prej nesh çdo ditë i lutet Allahut, andaj duhet t’i kemi parasysh këto udhëzime:

1.Të jemi të pastërt dhe me avdes.

2.Të jemi në drejtim të Kibles (Qabes).

3. Ti shtrimë shuplakat kah qielli nëse kërkojmë diçka dhe kah fytyra nëse kërkojmë falje.

4. Para se të bëjmë lutje të bëjmë vepër të mirë, (të japim lëmoshë, të falim namaz dhe ngjajshëm).

5.Ta fillojmë e ta mbyllim lutjen, duke falenderuar Allahun për mirësitë që na ka dhënë.

6.Të bëjmë lutje dhe salavate për Pejgamberin, Muhamedin (salall-llahu

alejhi ue selem!)

7. Në lutje t’i përmendim emrat bukur të Allahut të Madhëruar dhe cilësitë e tij të Larta.

8. Të largohemi nga harami (ngrënia haram, veshja haram, pajisja haram.)

9. Të mos lutemi për gjëra të ndaluar haram.

10. Të mundohmei maksimalisht të ruajm sinqeritetin në lutje.

11. T’i veçojmë kohët më të përshtatura.

12. Të mos i shoqërojmë Allahut askë në lutje.

13. T’i fillojmë lutjet e ti mbarojmë me hamd (falenderim ndaj Allahut dhe me salavate ndaj pejgamberit salallahu alejhi ve selem.

E lusim Allahun e madhëruar të na i pranojë lutjet tona.

Përgatiti: Ali Shaban

GJITHASHTU NË ALBISLAM