Histori e mrekullueshme

Histori e mrekullueshme

0 280

Kjo histori ndodhi në Irak në vitin 1956.
Një profesor universitar vuri re mungesën e studentit i tij gjenial në fazën e doktoraturës, kështu që vendosi të shkonte në shtëpinë e tij për ta vizituar, sepse mendoi që ishte i sëmurë.
Kur arriti në shtëpinë e studentit të tij, zbuloi se e gjithë shtëpia përbëhej nga një dhomë e plasaritur dhe se studenti ishte shumë i varfër aq sa nuk mund ta imagjinonte.
Pasi studenti i ofroi një filxhan çaj, profesori e pyeti: Pse nuk ndjek më universitetin?
Studenti i tha: Dija nuk blen një tufë rrepka!
Profesori u habit nga fjalët e studentit të tij dhe para se ta pyes, studenti nxitoi dhe tha:
Profesor i dashur, kam një javë i uritur.
Kisha vetëm një qindarkë e gjysmë me vete.
Bleva një bukë për një qindarkë nga furra pastaj shkova te shitësi i zarzavate duke dashur të blej rrepkë me gjysmën e qindarkës së mbetur, mirëpo shitësi më tha: Një tufë rrepka kushton një qindarkë!
I thashë: unë mund të të mësoj një çështje gramatikore ose të të tregoj një tregim letrar në këmbim që të më shesësh një tufë rrepka për gjysmë qindarkë!
Më ktheu me sarkazëm: Dija jote nuk blen rrepka!
Kupova se kishte të drejtë prandaj vendosa të braktis studimin e të gjej një punë ku mund të blej ushqimin!
Profesori nuk i komentoi fjalët e studentit të tij, përkundrazi, ai i dha atij një unazë të artë dhe i tha: Ma shit këtë dhe hajde neser në universitet do flasim!
Ashtu edhe ndodhi, të nesërmen, studenti erdhi me çmimin e unazës.
Profesori i tha: I paske marrë një çmim të shkëlqyer, ku e shite unazën?!
Ai i tha: E kam shitur në tregun e argjendarisë.
Profesori i tha: Pse nuk ia ofrove shitësit të zarzavateve?!
Ai i tha: Shitësi i zarzavateve nuk e di vlerën e arit!
Profesori i tha: Ai nuk ia di vlerën as dijes!
Problemi, i dashur, nuk është se njohuritë tuaja janë të pavlera, përkundrazi, ua ke dhënë atyre që nuk e vlerësojnë!

Miku im:
Historia e studentit dhe shitësit të rrepkës përsëritet shumë herë.
Ndonjëherë nuk i japim jehonë asaj që bëjmë, jo sepse ajo nuk ka vlerë por nga shkaku se e kemi bërë me ata që nuk dinë ta vlesërojnë!
Nëse dhuron dashuri dhe korr gjemba, kjo nuk do të thotë se dashuria nuk ka vlerë, thjeshtë do të thotë që ia ke dhënë personit të gabuar!
Nëse i bëni nder një personi dhe ai ta kthen me të keqe, kjo nuk do të thotë se mirësia nuk jep fryte tek njerëzit, përkundrazi, kjo do të thotë se vetëm disa njerëz nuk janë të denjë për mirësinë tënde!

Përktheu nga arabishtja:
Agim Bekiri
10/07/2023

GJITHASHTU NË ALBISLAM