HYTBE : PESHORJA

HYTBE : PESHORJA

0 1521

Falenderimi i takon Allahut të madhërishëm e përshëndetjet qofshin për të Dëguarin (alejhiselam) për familjen dhe shokët e tij, dhe per gjithë ata që djekën rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Vëllezër të dashur!

Çdo njeri nga ne do të kalon pran një stacioni ku do t’i peshohen veprat e tij në ditën e gjykimit, për këtë dëshmojnë fjalët e Allahut të madhërishëm dhe fjalët e të Dërguarit (alejhiselam)

Allahu i madhërishëm thotë:

{وَالْوَزْنُ يَوْمَئِذٍ الْحَقُّ فَمَن ثَقُلَتْ مَوَازِينُهُ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ}

“Atë ditë (në ditën e gjykimit) peshimi është i vërtetë. Atij që i rëndohen peshojat, ata janë të shpëtuar.”

{وَمَنْ خَفَّتْ مَوَازِينُهُ فَأُولَٰئِكَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنفُسَهُم بِمَا كَانُوا بِآيَاتِنَا يَظْلِمُونَ}

“E kujt i vijnë lehtë peshojat, ata e humben vetveten, ngase i refuzan argumentet Tona me të padrejtë.” (El-Araf/8.9)

{وَنَضَعُ الْمَوَازِينَ الْقِسْطَ لِيَوْمِ الْقِيَامَةِ فَلَا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْئًا وَإِن كَانَ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِّنْ خَرْدَلٍ أَتَيْنَا بِهَا وَكَفَىٰ بِنَا حَاسِبِينَ}

“Në ditën e gjykimit Ne do të vendosim peshore të drejta, e askujt nuk i bëhet padrejtësi, po qe se është (vepra) sa një kokrre e coptuar e vogël, Ne do ta sjelllim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës.” (El-Enbija/47)

I Dërguari (alejhiselam) na flet për peshoren me gjuhën e tij dhe thotë:

“Dy fjalë janë të lehta në gjuhë të rënda në peshore dhe të dashura për Er-Rrahmanin (Allahun)
SUBHANALLAHI VE BI HAMDIHI
SUBHANALLAHIL ADHIN”.
(Buhariu dhe Muslimi)

Cilësitë e kësaj peshore jan përmendur në Kur’an dhe në Sunet:

Disa prej tyre janë:
1.I ka dy krah dhe gjuhë
2.Është precize dhe e drejtë
3.Nuk bën padrejtësi
4.Peshon çdo gjë

A thua vëllezër të dashur çka do të vendoset në peshore?

– Veprat e njeriut!?
– Njeriu me peshën e tij!?
– Apo fletushkat ku jan regjistruar veprat e tij!?

Argumentet tregojnë se në peshore do të vendosen të gjitha ato që përmendëm, pra në peshore do të vendosen veprat, vepruesi dhe fletushkat ku janë regjistruar veprat e njeriut.

Mësimet nga Hytbeja:
1.Peshorja është hak dhe e vërtetë.
2.Do të peshohet çdo send.
3.Drejtësia e Allahut në peshimin e veprave të njerzëve.
4.Asnjëherë mos u ndal dhe mos u dobëso nga veprat e mira, ngase njerëzit ndoshta nuk të vlerësojnë por Allahu është Ai që të vlerson dhe i regjistron ato vepra.

Allahu na mundësoft të bëjmë sa ma shumë vepra të mira, e të dalim para Allahut me një bagazh të madh të veprave të mira, Amin.

Hoxhë Vedat Skenderi

GJITHASHTU NË ALBISLAM