Jetoni e silluni mirë me bashkëshortet

Jetoni e silluni mirë me bashkëshortet

0 205

{وَعَاشِرُوهُنَّ بِٱلۡمَعۡرُوفِۚ}
“Jetoni e silluni mirë me to (bashkëshortet)!” Nisa, 19.

Është shumë e gabuar të vritet butësia e një mashkulli, në emër të formimit të një personaliteti apo karakteri të fortë.

Kjo atë do ta bëjë të pandjeshëm e të thatë, në emër të mbrojtjes së burrërisë.

Do ta bëjë njeri të vrazhdë e arrogant në emër të asaj se filani po kujdeset për shtëpinë e tij.

Duhet të pranojmë se disa nga sjelljet tona janë pasojë e “sëmundjeve” (të metave), psiqike e shpirtërore, të cilat i kemi përvetësuar kohë pas kohe, saqë janë bërë zakone tona.

Burrëri nuk është të veprosh atë që e veprojnë njerëzit, por burrëri është të veprosh atë që është e qëlluar, e drejtë dhe e saktë.

Le të mos jemi pasues të verbër të ndikuar nga mjedisi, e të jemi të mirë kur të tjerët të jenë të mirë e të prishemi pse të tjerët janë të prishur.

Zotëria e njerëzimit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem), ishte në shërbim të familjes së tij. Ai ishte më i buzëqeshuri në familjen e tij.

Ishte prej porosivw të fundit të tij: “Ju porosis të silleni mirë me gratë e juaja.”

Allahu u madhëruar përmes fjalëve të Tij na mëson: “Jetoni e silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë (atëherë duroni sepse), është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu t’ju sjellë nëpërmjet saj shumë të mira”

“Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë”. Rum ,21.

Përkthim Hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM