Kampioni i gjuhës së urrejtjes

Kampioni i gjuhës së urrejtjes

0 433

Ky ish-imami që ka kalu në agnostik e që një periudhë të shkurtër të hershme ka qenë pjesë e skuadrës së myftinisë së Shkupit, njihet si kampion me gjuhën e urrejtjes që po zhurmon këto ditë me broçkullat dhe banalitetet që thotë për muslimanët dhe klerin fetarë në vendin tonë të pavërteta, deklaratat e tij janë të papranueshme madje fyese, prandaj, sajesat dhe akuzat e tij nuk duhet anashkaluar.

Më ngjan se nuk është vetja e vet, por produkt i imponuar, që fillimisht është tradhëtarë i lexuesve të vet, që po shkruan letra herë myftive e herë priftërinjëve, e që është duke pushtuar vëmendjen e shqiptarisë me të pavërteta, dhe e keqja e dhimbshme është që autoparlantët e medias që i bëjnë jehonë vazhdimisht, dhe e ka në dispozicion hapësirën mediatike, për çudi të njejtat po këto media nuk e shohin të arsyeshme që as kohën e iftarit në Ramazan t’a lajmërojnë për besimtarët. Mjerë ai që se di ku e ka vëndin e vet.

Përpekjet për t’a hjek zvarrë opinionin publik në kauza që s’janë kauza, janë të destinuara të dështojnë, si duket se misioni i tij është për të futur sherrin në kombin shqipëtarë, me qasjen e tij shumë të gabuar kontaminon tolerancën dhe multikulturalitetin e ndërtuar në shtetin tonë.

Në Shkup e ke Skenderbeun, një mori vende mbajnë emrin e Gonxhe Bojaxhiut – Tereza (Autostrada, Spitali, univerziteti etj), janë pikërisht në Shkup: Hasan Prishtina, Adem Jashari e Adem Demaçi dhe shumë të tjerë, prandaj është e paprecedent dhe gënjeshtër të akuzohet xhemati i Shkupit si antikombëtarë, dhe të përmendet me terma negativ dhe nënçmues.

Shqipëtarët në Shkup gjithnjë kanë pasur dhe kanë një qasje shumë patriotike ndaj atdheut, kombit, gjuhës dhe historisë, kjo e dëshmuar historikisht.

Gjithashtu e kanë të kultivuar diversitetin kulturorë, madje në dekadën e fundit në vendin tonë ka një progres dhe zhvillim të hovshëm në rrafshin e zhvillimit kombëtarë, kulturorë, politik, dhe shoqërorë që pjesë e këtij progresi janë pikërishtë imamët dhe hoxhallarët që me ligjërimin e tyre i mbollën farat e optimizmit dhe orientuan këtë shoqëri drejt unitetit dhe progresit.

Një hoxhë është më shumë se sa një person, është një burim energjie që ka të bëjë me forcën intelektuale dhe autoritetin që ka. Hoxhallarët në kontinuitet janë të vetëdishëm për çdo veprim që bëjnë dhe çdo hap që hedhin, për të mirën e këtij vendi. Andaj nuk qëndrojnë klasifikimet fyese dhe idetë e çoroditura për misionin e hoxhës, kinse na qenka “punë primitive”.

E kanë dëshmuar hoxhallarët se krahas asaj që janë të zot në fjalë, por kanë qenë dhe janë me sjellje dhe me vepra në çfarëdo lloj situate që ka kaluar vendi jonë. Do t’ju preferoja këtyre që prishin paqën dhe tolerancën që të shmangin sulmet dhe bisedat për fenë islame, sepse kjo fe është e garantuar prej Allahut.

Nusret Ramadani – Shkup 20/01/2024