KENI KUJDES NGA HASEDI (SMIRA)

KENI KUJDES NGA HASEDI (SMIRA)

0 3488

HADITHI:

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Keni kujdes nga smira, sepse smira i djeg punët e mira sikur që zjarri djeg drunjtë.”[1]

KOMENTI:

Prej veseve të këqija të moralit është edhe smira, prej së cilit na e ka tërhequr vëmendjen i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) dhe tha: “Keni kujdes nga smira…” që është një lajmërim dhe është një formë prej formave të tërheqjes së vërejtjes, e që më pas sqaroi efektin negativ të tij, se ky ves i shkatërroi popujt e mëhershëm.

Smirë është: të dëshirosh largimin e një të mire nga tjetri. Nëse sheh te një njeri një dhunti që Allahu ia ka dhuruar dhe ky shpreson që t’i largohet ajo dhunti, qoftë të e dëshiron atë për vete apo vetëm se largimin e dhuntisë prej tij, ky është hasedi. Por, po të dëshirojë të ketë njësoj sikur që ka edhe tjetri prej dhuntive, nuk llogaritet hased por quhet zili, e i dërguari (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë: “Nuk ka zili përveç se në dy gjëra: një njeriu që Allahu i ka dhënë (leximin e) Librin, e ai falet gjatë natës, e një njeriu që Allahu i ka dhënë pasuri e ai jep lëmoshë për çdo natë e çdo ditë.”[2] E sheh atë një njeri besimtar dhe shpreson të bëhet si ai, kjo nuk llogaritet hased, bile është gjë e preferuar që njeriu të dëshirojë të bëhet sikur të mirët e t’i merr ata për shembulltyrë.

Hasedi është mëkati i parë me të cilin është mëkatuar Allahu, dhe atë kur Iblisi kishte hased ndaj Ademit për atë se Allahu nderoi Ademin, e krijoi me Dorën e Tij, ia mësoi të gjitha emrat, e dalloi atë prej melaqeve në dije, urdhëroi melaqet t’i bëjnë sexhde në formë nderimi ndaj tij, jo në formë adhurimi, sepse adhurimi i takon vetëm Allahut, sikur që prindërit e Jusufit dhe vëllezërit e tij ranë në sexhde në shenjë nderimi dhe përshëndetje, gjë e cila ka qenë e lejuar në sheriatet e mëhershme.

Ndërsa ne jemi ndaluar t’i bëjmë sexhde njeriut, kushdo qoftë ai, pra, si rezyme, kur Allahu nderoi Ademin Iblisi e smiroi dhe refuzoi që t’i bëjë sexhde, kështu kundërshtoi urdhrin e Zotit, Allahu e dënoi me mallkim, përzërje dhe largim, atëherë  kur theu urdhrin e Tij dhe mëkatoi, e çfarë e shtyu ta bëjë këtë, padyshim është hasedi.

Hasedi është ai që shtyu birin e Ademit ta mbyt vëllain e tij, Allahu thotë: “.” Sureja Maide, 27. Ai që Allahu nuk ia pranoi sakrificën i tha atij që Allahu ia pranoi: Do të vras!

E smironte për dhuntinë e Allahut, e mbyti vëllain e tij padrejtësisht dhe me urrejtje si shkak i smirës, e që llogaritet të jetë vrasja e parë në fytyrën e tokës, ai është i pari i cili inicoi vrasjen. Kështu që atij i takon mëkati për secilin njeri që vritet padrejtësisht dhe e gjithë kjo si pasojë e smirës.[3]

Njashtu edhe çifutët, në momentin kur u profetizua Muhamedi (sal-Allahu alejhi ve selem) e urrenin vetëm pse ishte nga arabët, ata kishin smirë ndaj arabëve për këtë dhunti të tyre, ngase dëshironin që profetësia të jetë nga mesi i tyre e të mos jetë në të tjerët, kështu ata kishin hased ndaj profetit Muhamed (sal-Allahu alejhi ve selem) dhe nuk iu bindën, smira i qoi ata që të mos i binden edhe pse e dinin mirë se ai ishte i dërguar i Allahut, e njihnin atë sikur që njihnin fëmijët e tyre, Allahu thotë: “.” Sureja Bekare, 109.

Hasedi është shkak i shumë vrasjeve, armiqësive e trazirave në mesin e njerëzve, e gjithë kjo si pasojë e hasedit, pra hasedi është një ves i keq prej të cilit muslimani duhet të ketë kujdes e nëse e has atë në veten e tij le të kërkojë mbrojtjen e Allahut e ta largon prej vetes, e të mos mishërohet me të, sepse njeriu që mban në vete hased i kundërvihet caktimit dhe gjykimit të Allahut, kjo është e keqja e hasedit.

Pastaj, njeriu me hased nuk arrin asgjë, vetëm se ndizet në veten e tij, hasedi atë e mbyt, dhe dëshpërohet sepse nuk ka aftësi që të ndalojë dhuntitë e Allahut, e të cilat dëshiron t’i largojë nga personi tjetër. Edhe më e madhe se kjo është se hasedi i shkatërron punët e mira sikur që zjarri i djeg drunjtë, sikur që ka thënë i dërguari (sal-Allahu alejhi ve selem) sepse me hased njeriu i kundërvihet Allahut, sepse ky dëshiron t’i hakmirret vëllait të tij e t’ia largojë atë dhunti qoftë edhe me vrasje, e ky është një rrezik shumë i madh.[4]

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I PESËDHJETË E SHTATË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Ebu Davudi me numër (4903), hadithi është klasifikuar si i dobët nga shejh Abdulaziz ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë) në shpjegimin e tij të librit “Bulug el Meram” (fq. 794) dhe shejh Albani në “Silsile daifeh” me numër (1902).

[2] E shënon Buhariu me numër (5025) dhe Muslimi me numër (815). Fudajl ibn Ijadi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Besimtari ka zili por nuk ka smirë, zilia është prej imanit ndërsa hasedi prej hipokrizisë.” Marrë nga “Sijer ealem nubela” (8/437).

[3] Ndoshta dijetari aludon në hadithin të cilin e shënon imam Ahmedi në “Musned” (1/383) nga Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili ka thënë: i dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) ka thënë: “Për çdo shpirt që vritet padrejtësisht djali i parë i Ademit ka hise në atë gjakderdhje, sepse ai është i pari i cili inicoi vrasjen.” Shih tefsirin e ibn Xheririt dhe ibn Kethirit (Allahu i mëshiroftë) në komentet e tyre të ajeteve (27-31) të sures Maide.

[4] Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij “El Fevaid” (fq. 203) ka thënë: “Hasedi ka nkë masë të caktuar, e që është garimi në kërkim të përsosjes dhe krenarisë duke mos lënë që tjetri t’ia kalojë, në momentin që kjo tejkalohet shndërrohet në armiqësi e padrejtësi dhe shpreson largimin e dhuntisë nga tjetri duke u kujdesur që ta dëmtojë, dhe atëherë që pakohet bëhet përçmim, humbje e ambicies dhe nënvlerësim të vetes, i dërguari (sal-Allahu alejhi ve selem) ka thënë: “Nuk ka hased përveç se në dy gjëra; ndaj një njeriu që Allahu i ka dhënë pasuri dhe ai e shpenzon atë në hak (rrugë të Allahut), dhe ndaj një njeriu që Allahu i ka dhënë urtësi, kështu që ai me të gjykon dhe i mëson njerëzit.” E shënon Buhariu me numër (73) dhe Muslimi me numër (816). Ky llogaritet hased i garimit, ku njeriu kërkon të bëhet si tjetri, e jo hased i përçmimit ku shpreson të zhdukë të mirat nga tjetri.

GJITHASHTU NË ALBISLAM