KËSHILLA PËR JETËN

KËSHILLA PËR JETËN

0 905

Bëhu fjalëpak, të zbutet zemra dhe të hapen dyert e urtësisë. Qëndro i heshtur gjatë se ashtu zotëron devotshmërinë. Mos ji ziliqar, do kuptosh me shpejtësi porositë e Zotit. Mos ji shpifës as gojëflliqur, do shpëtosh nga gjuhët e njerëzve. Ji gjentil do të të duan njerëzit. Mos lakmo dynjanë (pasurinë) e atyre që e posedojnë, do jesh i dashur tek Allahu dhe njerëzit. Ji modest, do plotësosh mirësitë.
Puno shëndetshëm, shëndeti të vjen nga lartë. Ji falës, fiton faljen e Allahut. Ji i mëshirshëm ndaj krijesave dhe çdo gjë lutet për ty të mëshirohesh.
Mos lejo që ditët, netët dhe çastet tua të kalojnë kot. Kontribo për veten për Ditën e Etjes sepse atë ditë nuk ta shuan etjen gjë tjetër pos kënaqësisë së Mëshiruesit, e kënaqësinë e Tij nuk e arrin pos me dëgjueshmëri.
Me bujari i mbulon të metat tua, me vepra të shumta të mira, Allahu ta largon vetminë në varr. Ndalo veten nga haramet, do shijosh ëmbëlsinë e besimit. Rri me të devotshmit, e përmirëson fenë tënde. Mos u konsulto për çështjet tua fetare përpos me ata që ia kanë frikën Zotit. Nxito në vepra të mira, Allahu vëndon pengesë mes teje dhe mëkatit. Shtoje përmendjen e Allahut, bëhesh asket në këtë dunja.

Ebu Nuajm El-Esfehani, Hiljetul Eulija 7/85
Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri
26/11/2021

GJITHASHTU NË ALBISLAM