KËSHILLË PROFETIKE – TRI GJËRA QË I DO ALLAHU DHE TRI QË I URREN

KËSHILLË PROFETIKE – TRI GJËRA QË I DO ALLAHU DHE TRI QË I URREN

0 2310

Përcillet nga Ebu Hurejreja radijallahu anhu se i dërguari (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

(إن الله تعالى يرضى لكم ثلاثا و يكره لكم ثلاثا فيرضى لكم : أن تعبدوه و لا تشركوا به شيئا و أن تعتصموا بحبل الله جميعا و لا تفرقوا و أن تناصحوا من ولاه الله أمركم و يكره لكم : قيل و قال و كثرة السؤال و إضاعة المال)

“Vërtetë Allahu i Madhëruar do tre gjëra nga ju dhe i urren tre gjëra. Dëshiron që:

  1. Ta adhuroni Atë (Allahun) e mos t’i bëni shok asgjë,
  2. Të bashkoheni për litarin e Allahut të gjithë së bashku dhe mos të përçaheni, dhe;
  3. Ta këshilloni atë që Allahu ua ka bërë udhëheqës.

Ndërsa urren për ju:

  1. Thashethemet,
  2. Parashtrimin e shumë pyetjeve dhe
  3. Humbjen e pasurisë.”

Transmeton Muslimi

Përktheu: Hoxhë Ali Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM