KIJE FRIKË ALLAHUN KUDO QË TË JESH

KIJE FRIKË ALLAHUN KUDO QË TË JESH

0 2048

عَنْ أَبِي ذَرٍّ جُنْدَبِ بْنِ جُنَادَةَ، وَأَبِي عَبْدِ الرَّحْمَنِ مُعَاذِ بْنِ جَبَلٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا، عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قَالَ: “اتَّقِ اللَّهَ حَيْثُمَا كُنْت، وَأَتْبِعْ السَّيِّئَةَ الْحَسَنَةَ تَمْحُهَا، وَخَالِقْ النَّاسَ بِخُلُقٍ حَسَنٍ”.

رَوَاهُ التِّرْمِذِيُّ [رقم:1987] وَقَالَ: حَدِيثٌ حَسَنٌ، وَفِي بَعْضِ النُّسَخِ: حَسَنٌ صَحِيحٌ.

Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunade dhe Ebu Abdurrahman Muadh ibn Xhebeli, Allahu qoftë i kënaqur me ta!, përcjellin se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Kije frikë Allahun kudo që të jesh, të keqen pasoje me të mirë, që kjo (e fundit) ta shlyejë atë (të keqen), si dhe sillu mirë me

hiu [numër 1987] dhe thotë se hadithi është hasen, në disa kopje qëndron: hasen-sahih.

Dobit e Hadithit:

1) Detyrushmëria e devoqmërisë kudo që ëshë njeriu duke i zbatuar urdhërat dhe larguar prej ndalesave.

2) Të mirat i shlyejnë të këqijat siç kuptohet nga hadithi.

3) Të mirat i shlyejnë të këqijat edhe nëse nuk bëhet pendimi për shkak që hadithi është i përgjithshëm.

4) Mëshira dhe dhuntia e Allahut xh.sh. ndaj robërve në shlyrjen e të këqijave me vepra të mira.

5) Nxitja për vepra të mira dhe kujdesi i sjelljës së mirë ndaj njerëzve.

6) Sjellje e mirë quhet: mosdëmtimi i tjerëve, bujaria ndaj njerëzve, durimi ndaj fatkeqësive që të shkaktojnë të tjerët dhe buzëqeshja.

7) Morali i mirë mundë të jetë natyror që don të thotë se Allahu xh.sh. dikujt ia dhuron që në esencë, por mund edhe të përfitohet duke kolisur dhe edukuar vetën në sjellje të mira.

8) Të mirat i shlyejnë të këqijat e vogla e jo të këqijat e mëdha përshak që kushtëzohet pendimi prej mëkateve të mëdha.

HADITHI I TETËMBËDHJETË

Përshtati: Vedat Skenderi

GJITHASHTU NË ALBISLAM