KUJDES, TË MOS ANKOHET NDOKUSH PREJ TEJE TEK ALLAHU

KUJDES, TË MOS ANKOHET NDOKUSH PREJ TEJE TEK ALLAHU

0 1676

Mos u bën i padrejtë sepse padrejtësia është shkatërrim në këtë botë dhe errësirë në ahiret. Allahu i Madhërishëm hakmerret ndaj zullumqarit herët apo vonë, Ai është i drejtë, askujt nuk i bën padrejtësi dhe asnjëherë nuk harron.

I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) thotë: “Ruaju nga lutja e personit që i ke bërë padrejtësi, sepse në mes asaj lutje dhe Allahut nuk ka asnjë pengesë.”

Transmeton Buhariu dhe Muslimi

Imam Shafiu thotë: “Eksizton një ajet në Kur’an, i cili është shigjetë në zemrën e zullumqarit, ndërsa shërim për zemrën e atij që i është bërë padrejtësi.
Të pranishmit thanë:  Cili është ai ajet?
Tha: Fjala e Allahut “Dhe Zoti ytë asnjëherë nuk harron”.”

Nëse ndonjërit i ke bë padrejtësi, e ke lënduar, e ke ofenduar, e ke nënçmuar, je tallur me të ose i’a ke thyer zemrën, nxito dhe kërko falje prej tij para se të vjen një ditë kur Allahu i Madhërishëm të hakmerret për të.

Allahu na ruajt nga padrejtësia!

Përshtati Hoxhë ismail Asllani

GJITHASHTU NË ALBISLAM