KUR FRIKA DHE DËSHPRIMI VRASIN MË SHUMË SE SËMUNDJA

KUR FRIKA DHE DËSHPRIMI VRASIN MË SHUMË SE SËMUNDJA

0 1752

Kur frika dhe dëshpërimi vrasin më shumë se sëmundja

Hyri një pastruese në sallën e operacionit dhe pa një të sëmurë tek po priste një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Gjersa po pastronte, e pyeti të sëmurin: kush është kirurgu i cili do të të operojë? I sëmuri i tregoi emrin, ndërsa ajo ia ktheu: e pamundur! Pse – pyeti i sëmuri me habi? Tha: këtë krirug vështirë mund ta kesh fat përveç nëse ke rezervuar një vit më parë. Ai ka kryer më shumë se njëmijë ndërhyrje dhe të gjitha kanë qenë të sukseshme. I sëmuri u mbush me kurajo, moral të lartë dhe iu tret frika. Operimi u krye me sukses.
Më vonë e kuptoi që gruaja as që kishte qenë pastruese por një psikologe që kishte për detyrë largimin e frikës nga pacientët para operacioneve ngase frika dhe dëshpërimi kanë rol të madh në suksesin apo dështimin e operacioneve madje edhe në mbytjen e njerëzve.
Kur përhapim lajme të frikshme për virusin Korona, në fakt fusim frikë në zemrat e njerëzve. Te disa njerëz ngritet shtypja, dobësohet sistemi imunitar dhe mund që një sëmundje e lehtë ta mbys atë. Mos merr pjesë në vrasjen e njerëzve duke përhapur lajme të frikshme, pa vetëdije!
Mjekët porosisin: bëni 3 gjëra dhe më pas s’keni pse brengoseni:
1. Lani duart çdo ditë me sapun,
2. Mos dilni nga shtëpia përveç nëse e keni patjetër. Nëse keni ndonjë udhëtim, anulojeni, nuk është koha për udhëtime. Në fakt, ky virus është shumë i rrezikshëm dhe i keq mirëpo ai i cili e shpërndanë atë është edhe më i keq.
3. Lutu dhe lutu dhe lutu! Ejani të bëjmë çdo ditë, mëngjes e mbrëmje këtë lutje: Bismilahil-ledhi la jedurru measmihi shejun fil erdi uela fis-sema ue huves-semiul alim (Në emër të Allahut, me emrin e të cilit nuk të bën dëm asgjë në qiell dhe në tokë, Ai është Gjithëdëgjuesi dhe Gjithëshikuesi)!

-Merjemja e bija e Imranit kaloi në peripeti të papërshkruara, megjithatë Allahu i tha: “Ti pra, ha, pi e gëzohu” (Merjem: 26)
-Jakubi ju tha djemve të tij: mos u frikësoni!
-Jusufi i tha vëllait: mos u dëshpëro!
-Shuajbi i tha Musës: mos u frikëso!
-Allahu na tha neve, mua dhe ty: mos humbni shpresat! (Zumer: 53)

Ejani të shpërndajmë qetësinë dhe besimin në Allahun në vend të frikës dhe dëshpërimit. Mesazhi i Allahut për mua dhe ty është: “Vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi” (Inshirah: 5)

Përktheu nga arabishtja:
Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM