Kur i japim dikujt zeqat, a duhet t’i tregojmë se është zeqat?

Kur i japim dikujt zeqat, a duhet t’i tregojmë se është zeqat?

0 3215

Pyetje: Në momentin kur ne ia japim zeqatin personit që e meriton atë , a e kemi patjetër që t’i tregojmë se ky është zeqat?!

Përgjigje: Vëlla! Kur ti e jep zeqatin personit të cilit mendoni që ai me të vërtetë e meriton që ti ipet zeqati! Në këtë rast, nëse ti e dinë se ky person nuk e ka zakon të pranojë zeqatin, atëherë e ke për obligim që para se t[ia dorëzosh zeqatin ta lajmërosh dhe t’i tregosh që kjo pjesë që po ta jap është zeqati i pasurisë sime.
Pra, duhet ta dijë personi që i ipet zeqati se është zeqat, kështu që pas kësaj ai të vendos se do ta pranojë këtë zeqatë apo do ta refuzojë marrjen atë.
Mirëpo, nëse ju e dini ose jeni i informuar nga dikush se filan personi zakonisht e pranon zeqatin, atëherë më mirë është që mos t’i tregohet, sepse në këtë lajmërim që ti ia bënë ka një lloj lavdërimi, gjithë kjo është që ti ta ruash, vëlla, sinqeritetin dhe të mos biesh në vetëpëlqim ose syefaqësi.
Ndërsa , Allahu azze vexhel, ka thënë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تُبْطِلُوا صَدَقَاتِكُم بِالْمَنِّ وَالْأَذَىٰ كَالَّذِي يُنفِقُ مَالَهُ رِ‌ئَاءَ النَّاسِ وَلَا يُؤْمِنُ بِاللَّـهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ‌ ۖ فَمَثَلُهُ كَمَثَلِ صَفْوَانٍ عَلَيْهِ تُرَ‌ابٌ فَأَصَابَهُ وَابِلٌ فَتَرَ‌كَهُ صَلْدًا ۖ لَّا يَقْدِرُ‌ونَ عَلَىٰ شَيْءٍ مِّمَّا كَسَبُوا ۗ وَاللَّـهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْكَافِرِ‌ينَ
“O besimtarë! Mos e shëmtoni të mirën e lëmoshës suaj me reklamacion dhe fyerje, siç vepron ai që shpenzon pasurinë e vet për sy e faqe të botës, e nuk beson në Perëndinë dhe Ditën e Kijametit, Ai i ngjason gurit të lëmuar, në të cilin ka pak dhé. E, kur shiu i bie rrebesh, e zhveshë atë dhe e le gur të thatë. (Hipokritët), nuk kanë kurrfarë dobie nga veprat që kanë bërë. Se, Perëndia nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin mohues”.[1]

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Burimi: albislam.com

[1] El Bekare, 264.