KURANI NDËRMJETËSUESI MË I MIRË PËR TY

KURANI NDËRMJETËSUESI MË I MIRË PËR TY

0 907

Ebu Umameh (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcjell se i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

“lexojeni Kuranin, ngase do të ndërmjetësojë për shoqëruesin e tij ditën e Kijametit.”

Gjithashtu ka thënë: “ditën e Kijametit sillet Kurani së bashku me ata që kanë punuar me Kuran”.

E Shënon Muslimi

Ky hadith na jep vullnet që ta lexojmë Kuranin, për nga shpërblimi madhor që jipet.
kështu pra, ditën e Kijametit shpërblimi i Kuranit do të jetë ndëmjetësues tek Allahu.

Dijetarët e kanë diskutuar se a bën të lexohet i gjithë Kurani në më pak se tre ditë, dhe kan konstatuar se një gjë e tillë është e ndaluar, përpos gjatë kohërave me vlerë të madhe, sikur që është muaji Ramazan, apo gjatë në Meke, në këto raste preferohet leximi më i shpeshtë i Kuranit.

I dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e detajizoi edhe më tepër çështjen e ndërmjetësimit, e që vlen për ata të cilë veprojnë me Kuran, ngase lexuesit ndahet ne dy kategori:
1. Ata që e lexojnë dhe nuk veprojnë sipas Kuranit.
2. Ata që e lexojnë dhe punojnë sipas dispozitave Kuranore.

Kështu na flet edhe ajeti Kuranor: “Ky Libër (Kur’ani) që ua kemi shpallur, është i uruar, ndiqnie ate dhe druajuni kundërshtimit, për të qenë të mëshiruar.” Sureja Enam, 155.

#përkthim
Hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM