KUSH AGJËRON GJASHTË DITË PAS RAMAZANIT

KUSH AGJËRON GJASHTË DITË PAS RAMAZANIT

0 3154

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

HADITHI NJËZET E DY

Allahu i madhëruar nuk ka caktuar ndonjë limit për adhurimet, por ato përfundojnë me mbarimin e jetës dhe ardhjen e exhelit, Allahu thotë: “dhe adhuroi Zotin tënd deri sa të vije vdekja” Sureja Hixhr, 99.

Kjo në fakt është qëndresa e duhur  për të cilën Allahu ka premtuar shpëtimin, dhe arritjen e gradave të larta, Allahu thotë: “Me të vërtetë, ata që thonë: “Zoti ynë është Perëndia, e pastaj vazhdojnë në të drejtë (sipas urdhërit të Perëndisë), do t’ju zbresin atyre engjëjt (dhe do t’ju thonë): “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni xhennetit që ju është premtuar. Ne jemi të afërmit tuaj në jetën e kësaj bote dhe të së ardhmes; ju në te (xhennet) do të keni çka të dëshironi dhe çka të kërkoni, si gosti prej Atij që falë shumë dhe që është mëshirues.” Sureja Fusilet, 30-32.

Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit, është një begati e Allahut pas mbarimit të një muaji plot agjërim e namaz, për këto gjashtë ditë janë disa hadithe që flasin për vlerën e tyre, prej tyre hadithi që e shënon imam Muslimi në Sahihun e tij, nga Ebu Ejub el Ensari (radijAllahu anhu) se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “kush agjëron Ramazanin e më pas e përcjell atë me gjashtë ditë të Shevalit është sikur të ketë agjëruar tërë vitin.”

Në shoqëri me hadithin

E prej begative të Allahut, janë ritualet e njëpasnjëshme, shpërblime të shimëfishta, që bëjnë muslimani të rrokulliset mes llojeve të ndryshme të adhurimeve, nuk kalon një çast të jetës vetëm se ai ka një angazhim të ibadetit për Allahun e madhëruar, ai saherë që përfundon një adhurim, fillon me një tjetër, kështu që pas agjërimit të muajit Ramazan vije agjërimi i ditëve të Shevalit si  vlerë e shpërblim (kush agjëron Ramazanin e më pas e përcjell atë me gjashtë ditë të Shevalit është sikur të ketë agjëruar tërë vitin).

Dhe atë se një e mirë shpërblehet me dhjetë, kështu që muaji Ramazan është e barabartë me dhjetë muaj, e këto gjashtë ditë të Shevalit janë të barabartë me dy muaj, e kjo është përmendur detajisht në hadithin e Theuban (radijAllahu anhu) sikur që qëndron tek ibn Maxheja me zingjir të vërtetë nga i dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) i cili thotë: “kush agjëron gjashtë ditë pas Festës së Bajramit është sikur të agjërojë një vit; (Kush punon vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetë fish) Sureja Enam, 160.

Në një transmetim tjetër thuhet: “Allahu e shpërblen një vepër me dhjetë fish; një muaj me dhjetë muaj, e agjërimi i gjashtë ditëve pas muajit janë plotësisht një vit”

Agjërimi i këtyre ditëve pas Ramazanit janë tregues i falënderimit që agjëruesi ia dedikon Allahut të madhëruar, pas një përfundimi të agjërimit me sukses, është shtim i mirësive, njashtu agjërimi i këtyre ditëve është shenjë e dashurisë ndaj adhurimeve, dëshirë për të vazhduar rrugën e veprave të mira.

Ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) gjatë shpjegimit të këtij hadithi përmend se; agjërimi i ditëve të Shevalit, e të muajit Shaban janë njejtë sikur namazet sunete ditore para e pas namazeve farze, kështu ato sunete plotësojnë mangësitë e gabimet e farzeve, ngase fazret plotësohet me nafile ditën e Kijametit … është reale se shumica e njerëzve kanë gabime dhe mangësi në farzet e tyre andaj kanë nevoj për vepra që plotësojnë.

Njashtu ka thënë: agjërimi  pas agjërimit është shenjë që ajo vepër është e pranuar, në këtë rast muaji i Ramazanit, kështu nëse Allahu ia pranon veprën njeriut e bën që ai të angazhohet me një adhurim tjetër pas atij adhurimi, sikur që thonë disa: shpërblimi i një të mire është veprimi i një të mire pas saj, andaj kush vepron një të mirë e pastaj e përcjell atë me një të mirë tjetër, është shenjë e pranimit të asaj vepre të parë, sikur që veprimi i një vepre të keqe pas një të mire është shenjë e refuzimit të asaj vepre të mirë.

Për agjërimin e gjashtë ditëve nuk ka kohë të kufizuar, por i agjëron në cilën pjes të muajit që dëshiron, në fillim, në mes apo në fund të muajit, njashtu ai ka të drejtë të zgjedh se a i agjëron një nga një, apo i ndan ato, por që më së miri është t’i agjërojë menjëherë pas Bajramit, e t’i agjërojë një nga një, të ngjitura, sikur që përmendin dijetarët, sepse kjo është më lehtë për të zbatuar sikur që përmendet në fjalën e hadithit: “përcjell.” Gjithashtu garimi e shpejtimi në vepra të mira është gjë e lavdëruar në tekstet Kuranore, është një stimulim për muslimanin, ngase shanset nuk duhet shpëtuar, dhe njeriu nuk e di  se me çfarë mund të ballafaqohet në ditët e tija, e që mund ta pengojnë atë, por edhe nëse i vonon ato ditë dhe i agjëron ndaras, ai e arrin shpërblimin e tyre.

Përktheu

Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM