KUSH DO TË QAJË PËR TY

KUSH DO TË QAJË PËR TY

0 1761

Allahu im të falënderoj aq sa i takon madhërisë dhe fuqisë Tënde, të falënderoj për begatitë, mbështetjen dhe udhëzimin. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin i cili në mënyrë më të mirë i thërriste njerëzit drejtë veprave që Ti o Allahu im i do. Paqja dhe bekimet qofshin edhe mbi familjen dhe shokët e tij besnik.

Robin besimtar, të bindur ndaj urdhrave të Allahut, ndjekësin e rrugës së Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, e do Allahu. Atij të cilin Allahu e do e bën të pranishëm në mesin e njerëzve. Ebu Hurejre, radijallahu anhu, tregon: I Dërguari i Allahut, sal-allahu alejhi ue selem, tha: Kur Allahu e do një rob e thërret Xhibrilin dhe i thotë: Unë e dua filanin prandaj edhe ti duaje e atë. Atë e do Xhibrili dhe u thërret banorët e qiejve duke thënë Allahu e do filanin prandaj dojeni atë. Atë e duan banorët e qiellit dhe ai bëhet i pranueshëm në tokë. (Buhariu dhe Muslimi)

Ky pranim dhe lavdërim për këtë rob të devotshëm, ndjekës të Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, vazhdon në këtë botë dhe pas vdekjes së tij. Imam Kurtibiu shkruan: Kemi dëshmuar për shumë muslimanë, dijetarë dhe të devotshëm, se si janë thurur lëvdata për të dhe drejt tyre janë kthyer zemrat e njerëzve në dynja dhe pas vdekjes së tyre. Shumë prej tyre kishin numër të madh të përcjellësve në xhenazet e tyre. Ndoshta në xhenazet e tyre përveç njerëzve kishte edhe xhin besimtarë me pamje njerëzore. Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, kur ndërroi namazin e tij e falën një numër i madh besimtarësh afro dy milion e treqind mijë. Kur u përhap lajmi i vdekjes së tij, nëpër vendet tjera, njerëzit, në numër të madh, vinin dhe e falnin namazin pranë varrit të tij. Kur vdiq, Imam Evzaiu, Allahu e mëshiroftë, një numër i madh ia falën xhenazen dhe transmetohet se atë ditë tridhjetë mijë krishterë dhe çifutë që ishin nën mbrojtjen e shtetit Islam(Ehlu Dhimme) e pranuan Islamin. (Et Tedhkire, 418)

Mosbesimtarin dhe mëkatarin e urren Allahu, subhanehu ue te’ala, dhe e bën të urrejtur në zemrat e robërve të Tij. Atë e urrejnë edhe kafshët edhe sendet dhe nuk mërziten në rastin e vdekjes së tij. Përkundrazi qe të gjithë rehatohen. Ebu Katade Ensariu transmeton se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, kaloi pranë një xhenaze dhe tha: Është rehatuar ose i ka rehatuar të tjerët. Thanë: O Resulullah, ç’kuptim kanë fjalët: Është rehatuar ose i ka rehatuar të tjerët. U përgjigj: Robi besimtar rehatohet pranë mëshirës së Allahut nga lodhja e dynjasë dhe nga ngacmimet e saja ndërsa nga mëkatari rehatohen robërit, qytetet, drunjtë dhe kafshët.(Buhariu dhe Muslimi)

Kjo xhenaze nga e cila rehatohen të gjithë në një hadith është transmetuar se ajo bërtet me zë të lartë Mjerë për mua ku po më çoni. Ebu Se’id Hudriu, radijallahu anhu, transmeton se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: Kur të vendoset xhenazja dhe kur mbi supet e ngritin  burrat, nëse është e mirë thotë: Më shpini përpara, më shpini përpara. Nëse nuk është e mirë bërtet mjerë për mua ku po më çoni. Gjithçka përveç njeriut e dëgjon këtë zë dhe po ta kishte dëgjuar do alivanosej. (Buhariu)

Janë dy kategori të vdekurve i vdekuri që rehatohet nga lodhja e kësaj dynjaje dhe rrugëton drejtë rehatisë në vendbanimin e përhershëm dhe i vdekur prej të cilët rehatohen vendet dhe robërit që është nisur drejtë vendbanimit më të keq.

Besimtari me vdekjen e tij rehatohet nga vështirësitë e dynjasë, transferohet pranë Zotit të tij dhe për të pikëllohen robërit, i gjalli dhe i palëvizshmi. Me vdekjen e qafirit ose mëkatarit gëzohen robërit dhe për vdekjen e tij askush nuk pikëllohet. Allahu, subhanehu ue te’ala thotë: Nuk i vajtoi ata as qielli, as Toka, as nuk iu dha afat atyre. (Ed Duhan, 29)

Davud ibën Kajsi thotë: E kam dëgjuar Ibën Ka’bin thoshte: Toka qan prej ndonjë njeriut dhe për ndonjë njeri. Qan për atë që ka bërë vepra të mira mbi tokë dhe qanë prej njeriut i cili mbi të ka bërë mëkate, pasta e lexoi ajetin: Nuk i vajtoi ata as qielli, as Toka, as nuk iu dha afat atyre. (Hiljetul Evlija, 3/213) Muxhahidi thotë: Kur vdes një besimtarë qiejt dhe toka qajnë për të dyzet mëngjese. E pyetën A qan vallë toka? U përgjigj a po habitesh. Si të mos qajë toka për robin që e ka mbushur me sexhde dhe ruku? Si të mos qajë qielli për tekbiret dhe tespihet që dëgjoheshin si gumëzhimi i bletëve. (Tefsir Ibnë Kethir, 4/179)

Ata El Horasani thotë: Nuk ka vend në tokë në të cilën robi bën sexhde e që të mos dëshmojë për të Ditën e gjykimit dhe të mos qajë për të në ditën e vdekjes së tij. (Ed Durul Menthur, 7/413)

Kini frikë Allahun o ju robër dhe bëhuni të devotshëm në publik dhe në vetmi. Të bëjmë bashkërisht vepra për atë ditë kur nuk na bën dobi as malli e as familja, në atë ditë kur do të shpetojë ai që ka ardhur me zemër të shëndosh. Tu shmangëmi mëkateve në këtë tokë e cila do të dëshmojë në favorin tonë ose kundër neve. Të bëhemi prej atyre për të cilët do të qajnë qiejt dhe toka e jo të prej të kundërtve. Allahun e lusim për shpëtim, falje të mëkateve dhe përfundim të mirë.

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

Përktheu: m-r. Talha Kurtishi

GJITHASHTU NË ALBISLAM