KUSH ËSHTË MË I MIRI ?!

KUSH ËSHTË MË I MIRI ?!

0 1410

“Njëri e pyeti profetin: cili është muslimani më i mirë? Ai nga dora dhe gjuha e të cilit janë të qetë muslimanët – iu përgjigj ai” (Sahih Muslim)

Mirësia e muslimanit shprehet nëpërmjet gjuhës dhe sjelljes – pra duke braktisur shqetësimin e të tjerëve. Mirësia e muslimanit nuk fshehet pas pretendimeve verbale e nga ana tjetër të dëmtohen njerëzit.
Hadithi i lartpërmendur na shpien drejt idesë se morali është epiqendra e mësimeve fetare.
Hadithi na ndriçon edhe një fakt tjetër që ka të bëjë me realitetin tonë:
Sa shumë kemi parë në rrjetet sociale njerëz aktiv synimi më i madh i të cilëve është shqetësimi i të tjerëve, tallja me ta apo nënvlerësimi i mendimeve të tyre, anatemosja, etiketimi e tjerë.
Të tillët sado që pretendojnë se janë fetarë, është e kotë përderisa muslimanët nuk janë të qetë nga gjuhët e tyre.
Në hadithin e lartpërmendur i bëhet thirrje muslimanit që të bëhet më i miri edhe atë duke iu përmbajtur normave morale, butësisë dhe paqes.
Ai, nga dora e të cilit janë të qetë muslimanët, nuk mund të jetë i dhunshëm, i padrejtë ndaj të tjerëve siç mund të ndodh me disa njerëz që qëndrojnë në pozita më të larta se disa punëtorë të tyre me të ardhura më të ulëta.

Dr. Halid Deris
Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM