Kush është urtësia e detyrimit për agjërim?

Kush është urtësia e detyrimit për agjërim?

0 1161

         Kush është urtësia e detyrimit për agjërim?

Përgjigje: Kur e lexojmë ajetin: “O ju që besuat, agjërimi iu është bërë detyrim sikurse ishte detyrim edhe i atyre që ishin pa­ra jush, kështu që të bëheni të devotshëm”, e kuptojmë se cila ësh­të urtësia e detyrimit të agjërimit, ajo pra është devotshmëria dhe adhurimi i All-llahut, subhanehu ue teala.

Takvallëk d.m.th. lënie e të ndaluarave, në përgjithësi e ka kup­timin e veprimit të urdhërave dhe largimit nga ndalimet. Re­su­lull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush nuk i lar­gohet fjalëve të kota, punëve të kota dhe injorancës, le ta dijë se All-llahu nuk ka nevojë që ky njeri të largohet nga haja dhe pija”.[1]

Duke e parë këtë, tregohet edhe më tepër rëndësia se agjë­ru­e­si duhet t’i respektojë urdhërat si dhe të largohet nga gjërat e nda­luara, qofshin ato gojore apo veprore. Nuk duhet të bëjë gi­bet, as të rrejë, as të nxisi përçarje mes njerëzve, as të shesi gjëra të ndaluara. Pra, duhet të largohet nga të gjitha haramet. Kur nje­riu jeton në këtë mënyrë një muaj të plotë, padyshim se gjatë të­rë vitit do të kalojë ashtu si duhet.

Më e keqja është se disa agjërues nuk bëjnë dallim mes ditëve që nuk kanë agjëruar dhe ditëve kur agjërojnë. Ata vazhdojnë me traditën e mëhershme, lënien e urdhërave dhe veprimin e nda­li­me­ve. Nuk mund të shohish tek ai praninë e qetësisë së agjë­ri­mit.

Këto vepra nuk e prishin agjërimin, por e mangësojnë shpër­bli­min, bile po qe se i vejmë në terezi mundet që ato vepra ta pe­shoj­në shpërblimin e agjërimit.

[1] Buhariu në kapitullin e Agjërimit (1903)