Nëpër disa takvime shohim se kanë caktuar edhe një kohë të re, të cilën e quajnë “imsak”

Nëpër disa takvime shohim se kanë caktuar edhe një kohë të re, të cilën e quajnë “imsak”

0 1159

Nëpër disa takvime shohim se kanë caktuar edhe një kohë të re, të cilën e quajnë “imsak”, të cilit ia caktojnë kohën 10-15 min para namazit të sabahut. Kjo gjë a ka bazë në sunet apo është prej bidateve? Na tregoni All-llahu ju shpërbleftë.

Përgjigje: Kjo është prej bidateve dhe nuk ka ndonjë bazë në su­net.

Përkundrazi, sunet është e kundërta, sepse All-llahu, sub­ha­ne­hu ue te­ala, në Librin e Tij ka thënë: “..hani e pini derisa qar­të të dallohet peri i bar­dhë nga peri i zi në agim”. (el-Bekare 187).

Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Bilali e thë­­rret ezanin duke qenë natë, hani dhe pini derisa Ibën Ummi Mek­tu­mi ta thirrë ezanin, sepse ai nuk e thërret përveç pas daljes së agi­mit”.[1]

Këtë imsak që e kanë bërë disa njerëz është shtim mbi atë që e ka de­ty­ruar All-llahu, azze ue xhel-le, andaj është e kotë. Kjo ve­për bën pjesë në teprim, për të cilin Resulull-llahu, sal-lall-lla­hu alejhi ue sel-lem, ka thë­në: “U shkatërrofshin ata që e teprojnë, u shkatërrofshin ata që e tep­roj­në, u shkatërrofshin ata që e teproj­në”.[2]

[1] Buhariu në kapitullin e Agjërimit (1918); Muslimi në kapitullin e Agjërimit (1092)

[2] Muslimi në kapitullin e Dijes (2670)