KUSH NUK E KA OBLIGIM XHUMAN

KUSH NUK E KA OBLIGIM XHUMAN

0 1557

Namazi i xhumas është obligim për meshkuj të rritur, vendas e të shëndoshë, e ky adhurim kryhet në formë kolektive, zëvendëson namazin e drekës ditën premte, me konsensus të dijetarve islam.

Përjashtohen nga ky obligim udhëtarët, gratë, te sëmurët, fëmijët, të verbërit dhe robërit, por këta nëse kryejnë faljen e namazit të xhumas, namazi i tyre është i saktë dhe nuk duhet të falin namazin e drekës, me konsensus të dijetarve islam.

I Dërguari alejhiselam ka thënë:
“Xhumaja është obligim për çdo musliman, i cili gjendet në xhemat, përveç katër (personave): robi, gruaja, fëmija dhe i sëmuri”(Ebu Davudi,Sahih)

Përgaditi Hoxhë Vedat Skenderi
23.02.2022

GJITHASHTU NË ALBISLAM