KUSHTET DHE FARZET E HAXHIT! (01)

KUSHTET DHE FARZET E HAXHIT! (01)

0 974

Kushtet për kryerjen e haxhit, janë:
1. Islami
Për tju bërë obligim dhe për tju pranuar haxhi dikujt, duhet të jetë patjetër musliman/e.
Nëse e kryen haxhin dhe pastaj del prej Islamit dhe pas një kohe bën pendim dhe kthehesh në Islam, prap e ke obligim kryerjen e haxhit, ngase dalja prej Islamit i asgjëson veprat e mira, argument fjala e Allahut;
وَلَقَدۡ أُوحِیَ إِلَیۡكَ وَإِلَى ٱلَّذِینَ مِن قَبۡلِكَ لَىِٕنۡ أَشۡرَكۡتَ لَیَحۡبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡخَـٰسِرِینَ
” Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje:
“Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit.
(Zumer; 65)

Gjithashtu, fjala tjetër e Allahut, në Kuran;
وَمَن یَرۡتَدِدۡ مِنكُمۡ عَن دِینِهِۦ فَیَمُتۡ وَهُوَ كَافِرࣱ فَأُو۟لَـٰۤىِٕكَ حَبِطَتۡ أَعۡمَـٰلُهُمۡ فِی ٱلدُّنۡیَا وَٱلۡـَٔاخِرَةِۖ وَأُو۟لَـٰۤىِٕكَ أَصۡحَـٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِیهَا خَـٰلِدُونَ
Ata që e mohojnë fenë dhe vdesin si mohues, – veprat e tyre (të mira) do të humbasin në këtë botë dhe në tjetrën.
Ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
(El Bekare; 217)

2. Të jetë akil, i shëndosh psiqikisht.
Ngase ai që nuk është i aftë në anën psiqike, bie obligueshmëria e haxhit dhe obligime të tjera për të, derisa të këndellet në aspektin psiqikisht, nëse jeton jeton dhe vdesë jo i aftë në aspektin psiqikisht, mbetet i liruar nga obligimet fetare dhe gjykimi i tij mbetet te Allahu.
Argument, fjala e resulullahut, salallahu alejhi ve selem, ku Aliu, radijAllahu anhu, transmeton se ai, salallahu alejhi ve selem, ka thënë;
رُفِع القَلمُ عن ثلاثةٍ: عن النَّائم حتَّى يستيقظَ، وعن الصَّبي حتَّى يحتلِمَ، وعن المجنونِ حتَّى يَعقِلَ
” Është ngritur lapsi(nuk shkruan) për tre persona;
1. Për at i cili është në gjumë derisa të zgjohet,
2. Për fëmijën derisa të hyjë në bylyk(moshën madhore, pubertetit) dhe
3. Për të çmendurin(psiqkisht jo mirë) derisa të këndellet(kthehet gjendjen normale të mirë psiqike).
(Tirmidhiu, Nesaiu, Ahmedi, hadithi i saktë).

3. Dija rreth obligueshmërisë së haxhit, ky kusht nuk vlen për muslimanët të cilët jetojnë në shtet Islam apo në vend ku Islami është shumë i përhapur, por vlen për ata të cilët jetojnë në vende ku ka shumë pak musliman apo ata të cilët jetojnë nëpër vende ku nuk ka rrjete sociale, xhami, nëpër male, etj.

4. Të jetë i moshës madhore, nëse e kryen haxhin djali dhe vajza para moshës madhore, i pranohet si haxh nafile(vullnetarë) e jo si haxhul Islam, haxh i parë obligativë(farz), e pas hyrjes në moshën madhore e kanë obligim kryerjen e haxhul Islamit(haxhit farz).

5. Të qenurit i lirë, nuk obligohet me haxh njeriu i cili është nën sundimin e patronit të tij, ai i cili është në burg(qoftë burg normal apo shtëpiak), ai cili ska pasuri personale, i zhyturi në borxhe të mëdha, etj.

6. Të ketë mundësi materiale për ta kryer haxhin.

7. Që personi të jetë i shëndosh fizikisht.
Haxhin nuk është i detyruar ta kryejë personalisht i verbri, i sëmuri me sëmundje të rëndë dhe personi në moshë të shtyrë i cili nuk i përballon vështirësive të rrugës dhe ceremonitë e haxhit.
Por, këta persona detyrohen që nga pasuria e tyre(nëse posedojnë pasuri) ta dërgojnë njeri, i cili e kryen haxhin në vend të tyre ose e lënë amanet që nga pasuria e tyre të ndahen mjete të nevojshme për kryerjen e haxhit, ky është mendimi i shumicës së ulemave.
Ebu Hanife, thotë se personi i sëmurë nuk është i obliguar ta kryejë haxhin as personalisht e as nuk është i obliguar që për këtë të ndajë mjete nga pasuria e tij për kryerjen e haxhit.
Disa prej ulemave janë të mendimit që nëse dikush ka qenë i shëndoshë dhe i aftë për kryerjen e haxhit dhe nuk e ka kryer, ndërsa pastaj sëmuret, obligimi i haxhit nuk hiqet nga ai dhe ai është i detyruar ta kryejë haxhin përmes bedelit(ta paguajë dikë që ta kryej haxhin për të).
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë në sahihun e tyre se një grua i tha pejgamberit të Allahut:
O i dërguar i Allahut, urdhëri i Allahut për njerëzit për kryerjen e haxhit e ka gjetur babanë tim në moshë të shtyer të pleqërisë dhe nuk është në gjendje të qëndrojë në deve(apo mjet tjetër udhëtimi), andaj a mund ta kryej unë haxhin në vend të tij!?
I dërguari i Allahut, i tha: Po!

Dhe kjo ka ndodhur kur i dërguari i Allahut shkoi në kryerjen e haxhit lamtumirës.

8. Që gjatë rrugës për në haxh të jetë i sigurtë për veten dhe pasurinë e vet.
Ai që frikësohet nga armiku dhe hajnat, të cilët e presin rrugës, nuk është i obliguar ta kryejë haxhin personalisht, por haxhi do të kryhet nga pasuria e tij nga dikush tjetër(bedel) ose do ta lërë amanet që për të nga pasuria e tij, më pas, të kryhet haxhi.
Siguria si parakusht për kryerjen e haxhit është siguria në kohën kur haxhilerët nisen për haxh e derisa të kthehen nga haxhi.
Kjo dispozitë ka të bëjë edhe me të burgosurit ose personin e penguar.
Nga pasuria e tyre, nëse kanë, dërgohet bedeli, i cili do ta kryejë haxhin për të.

Vazhdon….

#FikhuHanefi

#Kushtet
#Farzet, me lëshimin e ndonjërit prej kushteve dhe farzeve, haxhi nuk pranohet.

Përmblodhi dhe Përshtati;
Hoxhë Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM