LIDHJA E BESIMIT ME SJELLJEN

LIDHJA E BESIMIT ME SJELLJEN

0 1175

Besimi dhe sjellja janë në një lidhje të pandashme. Sjellja e dukshme është e lidhur me besimin e brendshëm prandaj edhe lajthitja në sjelljen tonë dhe në veprat e dukshme është pasojë e mangësisë në besimin tonë të brendshëm.

Duke e qartësuar këtë lidhje Ibën Tejmijje, shkruan: “Nëse veprat e detyrueshme të jashtme janë të mangëta atëherë i mangët është edhe imani në zemër, ngase nuk mundet të paramendohet plotësimi i imanit të detyrueshëm në zemër me mungesë të veprave të jashtme të detyrueshme. Nëse besimi i detyrueshëm në zemër është i plotë atëherë edhe veprat e detyrueshme të jashtme do të janë të plota ashtu si edhe e kundërta, mangësia e brendshme shfaqet me mangësi të jashtme. Supozimi i imanit të plotë pa fjalë dhe vepra është sikur të supozosh ekzistimin e pasojës pa shkakun e saj dhe kjo është e pamundshme.” (Mexhmu’ul Fetava, 7/582)

 Ai gjithashtu shkruan: “Trupi domosdoshmërisht angazhohet në adhurime në formë të veprave dhe fjalëve të dukshme dhe të brendshme, atëherë kur zemra e vërteton ekzistimin e Allahun dhe mbushet me dashuri ndaj Tij. Ajo që manifestohen, fjalët dhe veprat janë rezultat i asaj që kemi në zemër. Veprat janë rezultat, pasojë, argument dhe tregues i asaj që ka në zemër. Edhe e kundërta është realitet ngase edhe veprat ndikojnë në zemër kështu që kemi ndikim të ndërsjellë. Zemra është rrënjë dhe trupi është degë e zemrës. Degën e ushqen rrënja ashtu si edhe rrënjën e forcojnë dhe fuqizojnë degët.” (Mexhmu’ul Fetava, 7/541)

Imam Shatibiu lidhur me këtë çështje ka shkruar: “Në Sheriat veprat e dukshme janë tregues të asaj që nuk shihet. Nëse e dukshmja është e mangët të njëjtën dispozitë e merr edhe e brendshmja dhe anasjelltas. Ky është rregull i përgjithshëm në jurisprudencën islame si dhe në shkencat shoqërore dhe praktike. Marrja e këtij rregulli në konsideratë është shume e dobishme.” (Muvafekat, 1/233)

Termi iman/besim në përgjithësi, përveç çështjeve të besimit në vete i përfshin edhe çështjet e kodit të sjelljes dhe etikës si dhe gjitha veprat e mira në përgjithësi. Këtë e vërteton hadithi në të cilin i Dërguari i Allahut, sal-lalahu alejhi ue selem, thotë: Imani ka shtatëdhjetë e ca degë, më e larta është fjala La ilahe Il-lallah, më e afërta është largimi i pengesë prej rrugës. Edhe turpi është degë e imanit.[1]

Pjesë nga libri në përgatitje: Parime islame të kodit etik dhe pastrimit të shpirtit

Përktheu: M-r Talha Kurtishi

[1] Transmetojnë Imam Buhariu nr. 9 dhe Muslimi nr.3

GJITHASHTU NË ALBISLAM