LUTJA MIDIS EZANIT DHE IKAMETIT DUKE QENË NË SHTËPI

LUTJA MIDIS EZANIT DHE IKAMETIT DUKE QENË NË SHTËPI

0 2629

Pyetje: A pranohet lutja midis ezanit dhe ikametit duke qenë në shtëpi?

Përgjigje: Po, tekstet janë të qarta dhe kjo nuk është precizuar vetëm në xhami, por ajo dëshmon se është një çast i pranimit të lutjes, ashtu siç është në Sahihun e Muslimit: “Kur të dëgjoni muezinin përsëritni ato që i thotë ai gjatë ezanit, pastaj dërgoni salavat në mua, pastaj kërkoni prej Allahut afrimin për mua, pozitë që i jepet vetëm robit të Allahut, shpresoj jam unë, prandaj kush kërkon afrimin për mua, më është lejuar t’i bëj ndërmjetësim atij.”
Pra, është një çast i përgjigjes që shfaq pranimin e lutjes për secilin që dëgjon atë çfarë thotë muezini, pastaj ai lutet me lutje të përgjithshme dhe atë çfarë dëshiron.
Esh-Shirkani në “Nejl El-Eutar” 2/66 ka thënë: “Hadithin që e shënojnë: Nesaiu, Ibn Huzejme, Ibn Hibbani, Ed-Dijai në “El-Muhtaretun”, Tirmidhiu e klasifikon të mirë, e transmeton Sulejman Et-Tejmi nga Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kur thirret ezani, hapen dyert e qiellit dhe pranohen lutjet.” Transmetohet edhe hadithi i Sehl ibn Sa’d Es-Seadij që transmeton Maliku nga Ibn Ebi Hazim nga Sehl ibn Sa’d duke thënë: “Ekzistojnë dy çaste kur hapet dyert e qiellit dhe shkaqet për refuzimin e lutjes së lutësit janë të pakta: gjatë prezencës në thirrjen e ezanit dhe rreshtimit në front (për të luftuar në rrugë të Allahut).” Ibm AbdulBerri, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Ky hadith është meukuf (transmetim nga sahabiu) i Sehl ibn Sa’dit në “El-Muvatta” në grupin e transmetuesve dhe e njejta nuk është thënë nga mendimet e mëparshme, pastaj është marrë si hadith merfua (direkt nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).”
Hadithi argumenton pranimin e absolut të lutjes midis ezanit dhe ikametit dhe ajo është e kufizuar në atë se nuk ka në të mëkat dhe shkëputje të lidhjeve farefisnore si në hadithet e sakta. Është thënë se lutjet bëhen pas thirrjes së ezanit, por në të vërtetë ajo është midis ezanit dhe ikametit.
Hadithin që e shënojnë: Muslimi, Nesaiu, Ibn Maxhe, Tirmidhiu duke e klasifikuar si të mirë dhe Muhammed El-Jeamerij e klasifikon të saktë hadithin e Sa’d ibn Ebi Vekkasit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, me tekstin: “Kush e dëgjon ezanin dhe thotë “Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të Vetmit dhe pa rival dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij, kënaqem me Allahun për Zot, me Muhammedin për profet dhe me Islamin për fé”, do t’i falen mëkatet e tij.”
Gjithashtu, Ebu Davudi dhe Nesaiu shënojnë në “Amel el-jeum vel-lejl” hadithin e Amr ibn Assit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se një burrë i tha Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, muezinët na tejkaluan (me sevape).”
Atëherë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i tha: “Thuaj ashtu siç thotë ai (muezini), pastaj kërko (prej Allahut) që të të jepet.”
Përfshirë edhe hadithin e shënuar nga Ebu Davudi dhe Tirmidhiu që transmetohet nga Ummu Seleme, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila ka thënë: “Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, më mësoi që në ezanin e akshamit të them: “O Allah, kjo është prania e natës Tënde, largimi i ditës Tënde, zërat që të luten Ty, [prezenca e namazit Tënd], më fal mua”,
Profeti sal-lAllahu alejhi sel-lem, për personin që lutet në atë kohë tha: “Lutja që bëhet midis ezanit dhe ikametit, nuk refuzohet.”
I thanë: “Çfarë të themi o i Dërguari i Allahut?”
Tha: “Kërkoni nga Allahu falje, mirëqenie në këtë botë dhe botën tjetër.”
Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ky është hadith i saktë.”

Shkroi: Shejh Dr. Hakim El-Mutajri
Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM