MALIK IBN DINAR

MALIK IBN DINAR

0 2440

Në emër të Allahut, i gjithë falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qoftë mbi të dërguarin e Tij, familjen, shokët e tij dhe gjithë ata që e pasuan.

Malik ibn Dinar: Simbol i dijetarëve eminent, një nga të besueshmit e tabiinëve dhe një prej të autorizuarve për shkrimin e Kuranit, ka lindur në kohën e Ibn Abasit, ka dëgjuar nga Enes ibn Maliku dhe të tjerë, ka transmetuar prej tij dhe prej Ahnef ibn Kajsit, Seid ibn Xhubejrit, Hasan el Basriut, Muhamed ibn Sirinit, Kasim ibn Muhamedit, e të tjerë.

Ali ibn Medini ka thënë: Ai i ka rreth dyzet hadithe.

Po ashtu ka thënë: Që kur i njoha njerëzit nuk gëzohem nga lavdërimi i tyre, e as i urrej nënçmimet e tyre, ngase lavdërimi i tyre është i tepruar dhe nënçmimi i tyre është i tepruar.

Mehlebi kaloi pranë Malik ibn Dinarit i parfymosur, e Maliku i tha: A nuk e di se kjo ecje (me krenari) është që  e urren Allahu pos gjatë luftës me armikun? Mehlebi tha: A nuk e di se kush jam unë? Tha, Gjithsesi, fillimi yt është një lëng i mbjelltë në mitër, e fundi yt një kufomë e pa jetë, e ti mes këtyre dyve (fillimit dhe fundit) po mban në brendinë tënde papastërti. Atëherë u çua dhe tha: Tani më ke njohur ashtu siç duhet, dhe ka thënë: O Allah ti e di se unë nuk dua të qëndroj (në dunja) për të mbushur barkun dhe për të shfrenuar epshin, dhe ka thënë: Kush distancohet nga bukuria e dunjasë, kjo është ajo që e mund epshin e tij.

Prej fjalëve të tij: Një ditë hyri tek shtëpia e tij një vjedhës, e nuk gjeti çfarë të merr, atëherë Maliku e thirri: Nuk do gjesh asgjë të kësaj bote, a dëshiron diç të ahiretit? Tha: Po, Tha: Merr abdes dhe fali dy rekate, e ai veproi ashtu, pastaj u çuan dhe dolën në xhami. Njerëzit e pyetën, çfarë (ka ndodhur)? Tha: Erdhi të vjedh ndërsa ne e vodhëm.

Maliku ka thënë: Shkuan banorët e dunjasë nga dunjaja e nuk shijuan gjënë më të mirë që ka? E pyetën e cila është ajo gjë. Tha: Njohja e Allahut të Madhëruar, dhe ka thënë: Të sinqertëve nëse u lexohen ajetet e Kuranit zemrat e tyre kanë ëndje për ahiretin. Tha: Shkuam tek Enesi, unë, Thabiti dhe Jezid el Kureshij, ai na shikoi, Nuk ka më të ngjashëm me shokët e pejgamberit, salallahu aljehi ue selem, se sa ju, ngase ju jeni më të dashur tek unë se sa fëmijët e mi, pos dikujt që është me vlerë aq sa edhe ju, unë për ju lutem në errësirën e natës.

Sulejman et Tejmi ka thënë: Nuk kam takuar asnjë njeri më asket se sa Malik ibn Dinari.

Maliku ka thënë: Do të dëshiroja që kur Allahu ti tubon krijesat, të më lejojë të bëj sexhde para Tij, e të kuptoj se Ai është i kënaqur me mua, edhe nëse më thotë: Bëhu dhe.

Poashtu ka thënë: Hyri tek unë Xhabir ibn Jezid e unë isha duke shkruar, e më tha: O Malik, a nuk ke punë tjetër pos kësaj? Të kumtosh fjalën e Allahut, me të vërtetë ky është përfitim hallall.

Xhafer ibn Sulejmani ka thënë: E shkruante Kuranin për gjashtë muaj.

Maliku ka thënë: Po të kisha mundësi nuk do të flija, nga frika se po zbret dënimi, o ju njerëz zjarri, zjarri.

Kanë thënë: Babai i tij Dinari ishte nga Sixhistani, Nesaiu e thirrte me kunjen Ebu Jahja, dhe ka thënë për te se është i besueshëm.

Ibn Medini ka thënë: Malik ibn Dinari ka vdekur në vitin njëqind e tridhjetë, Allahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjerë.

Lutja jonë e fundit është falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

Përktheu: Shpend ZENELI

GJITHASHTU NË ALBISLAM