MEDITIME KURANORE – 101

MEDITIME KURANORE – 101

0 969

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë.” (Rra’d; 17).

Ky është rregulli Kur’anor për diturinë e saktë dhe të vërtetë. Pra, ajo dituri që u bën dobi njerëzve. Dhe çdo dituri që nuk ju bën dobi njerëzve është sikurse shkuma (e ujit apo e metaleve), ajo hidhet si mbeturinë dhe nuk ka vlerë.

Dr. Abdullah Belkasim

2. Nëse të shpeshtohen cytjet dhe sulmet e shejtanit në zemrën tënde, atëherë ringjalle dritën e imanit dhe vërtetësinë e tevekulit (mbështetjes) në Allahut, ngase Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Vërtetë, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre.” (Nahl; 99).

Shejh Dr. Omer el Mukbil

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Që t’iu përmbaheshim fakteve Tua para se të poshtëroheshim e të mjeroheshim.” (Ta’ha; 134)

Kthyerja e shpinës ndaj vahjit (shpalljes) të Allahut është poshtërim në dunja dhe mjerim në ahiret.

Dr. Abdullah Gufejli

4. Angazhimi me davetin (thirrjen Islame) obligativ është shkak i arritjes dhe ardhjes së rizkut(furnizimit) dhe nuk është pengesë daveti në ardhjen e rrizkut, medito rreth fjalës së Allahut, xhele ue ala, ku thotë; “Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase zne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të frnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet.” (Ta’ha; 132).

Dr. Abdullah Gufejli

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.” (Insan; 76).

Sinqeriteti është prej adhurimeve të zemrës. Andaj, ke kujdes, të mos thuash me gjuhën tënde; Unë nuk dua të më falënderosh, kurse zemra yte hidhërohet dhe lëndohet nëse atij që i ke bërë mirë nuk të falënderoi fare për mirësinë që ia ke bërë.

Dr. Salih el Behlal

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM