MEDITIME KURANORE – 119

MEDITIME KURANORE – 119

0 1228

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Është i sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan; ata kanë dënimin e Xhehennemit dhe dënimin e djegies.” (El Buruxh; 10).

Hasan el Basriu, rahimehullah, ka thënë; “Shikone këtë Bujari dhe Bamirësi të Allahut, xhele ue ala! Ata i mbytën dhe i sprovuan të dashurit dhe evlijat e Tij e Allahu i thërret të pendohen.”

Tefsir Ibn Kethir; 6/94

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre.” (Mutafifin; 15).

Imam Shafiu, rahimehullah, ka thënë; “Ky ajet Kuranorë është argument se besimtarët do ta shohin Allahun, xhele ue ala! , në atë ditë.” Hafidh Ibn Kethiri, rahimehullah, thotë; “Ajo që ka thënë Imam Shafiu është më se e vërtetë, për këtë gjë aludon edhe fjala tjetër e Allahut në Kuran, ku thotë; “Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara). Që Zotin e tyre e shikojnë.” (El Kijame; 22-23).

Tefsirul Kuranil Adhim; 8/351

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “O ju që besuat, kur t’ju thuhet: zgjerohuni (bëni vend) në vend ndeje, ju zgjërohuni, se Allahu bën zgjërim për ju.” (El Muxhadele; 11).

Duke bazuar në këtë porosi Kuranore marrim mësim se çdokush që i bën zgjidhje një muslimani në gjëra të mira ose ia liron apo i bën vend në ndonjë mexhlis, të tillin Allahu , xhele ue ala, ka për ta graduar me gjëra madhore dhe më me vlerë në dunja dhe ahiret. Nuk duhet kufizuar dhe kuptuar ajeti vetëm lirimi apo zgjerimi i vendit në tubime por kjo përfshinë çdo të mirë që ia bën muslimani vëllait të tij musliman, një prej të mirave është futja e gëzimit dhe lumturisë tek zemra e vllait të tij musliman.

Err Rrazij, rahimehullah Mefatihul Gajb; 29/234

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Allahu lartëson ata që besuan prej jush, në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri.” (El Muxhadele; 11).

Kush punon me Kuranin me sinqeritet, moral dhe nënshtrim ndaj porosive të tij, Allahu të tillin ka për ta ngritur në grada të larta në dunja dhe në ahiret. Dihet fare mirë se Kurani është baza, thelbi dhe e gjithë dituria sillet dhe gjendet tek ai.

Shejh Uthejmini, rahimehullah Sherh Rijadus Salihin; 4/646

5. Po ta hedhte tek shtëpia e tij robi i Allahut nga një guri çdoherë që bën mëkat, do mbushej shtëpia e tij për një periudh shumë të shkurtër të jetës së tij. Mirëpo, ai i bën lehtësim vetes së tij dhe nuk i llogarit fare mëkatet e tij, kurse dy melaiket ia shënojnë dhe ia ruajn ato. “Në ditën e kur Allahu i ringjall ata të gjithë, i njofton me atë që kanë punuar, pse Allahu ka mbajtur ato shënime, dhe pse ata i kanë harruar. Allahu është Ai që çdo send esheh dhe e përcjell.” (El Muxhadele: 6).

Ebu Hamid el Gazali, rahimehullah Ihja Ulum ed Din; 4/406

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM