MEDITIME KURANORE – 122

MEDITIME KURANORE – 122

0 747

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “O Zoti im, unë kam nvojë për çkado që të më japësh!” (Kasas; 24).

Aludon tek lutja e Musait alejhi selam se një nga shkaqet kryesore të pranimit të lutjes është paraqitja e nevojës dhe përulja e nënshtrimi para Allahut gjatë lutjes.

Shejh Dr. Muhamed Ibrahim el Hamed

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E njëra prej tyre erdhi te ai, ecte e turpërueshme, e tha: “Babai im të thërret që të paguaj ty shpërblimin për atë që na u dhe (bagëtisë) ujë!” (Kasas; 25).

E ceku mënyrën e ecjes, pra e turpshme, kjo është një këshillë për gruan muslimane, mënyra e ecjes së saj tregon personalitetin e saj e shpeshherë edhe dëlirësin dhe moralin e saj. Pra, ji e kujdesshme në ecjen tënde, ngase nuk është çështje e thjeshtë por ështê çështje e rëndësishme e jetës tënde të cilën e ka cekur Allahu në librin e Tij fisnikë. Pastaj, tha: ” Babai im të thërret.” E nuk tha, na po të thërrasim, ky është morali i gruas muslimanes nëse ndodh që të flet ndonjëherë me njeri të huaj.

Dr. Uvejid el Atavij

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Dhe erdhi një njeri që ngutej nga ana më e largët e qytetit e tha: “O Musa, parësimi është duke biseduar për të mbytur ty, pra ti dil (ik), unë jam këshillues yti”. (Kasas: 20).

Shiko se si janë të përmbledhura në këtë porosi Kuranore disa cilësi që duhet t’i ketë thirrësi Islam;

(1) Kujdesi ndaj asaj që ju bën dobi njerëzve.

(2) Largimi i gjërave që i bëjnë dëm njerëzve.

(3) Përballojnë lodhjet dhe mundimet për ta dhe

(4) Mundohen me gjetë mënyra më të përshtatshme për t’ia zgjidhur problemet atyre.

Dr. Muhamed Ibn Abdilah el Kahtani

4. Ka mundësi tek njeriu më i paditur me qenë diçka prej diturisë që nuk e posedon as dijetari i asaj kohe. Kujtoje shpendin Hud Hud që dinte gjë që nuk e dinte i dërguari i Zotit Sulejmani alejhi selam, ja lexoje; “Ajo nuk zgjati shumë e tha: “Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt”. (Neml; 22).

Ibn Kajimi, rahimehullah Miftah Dar es Sea’deh; 1/173, Medarixh es Salikin; 2/52

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të Allahut dhe thuani fjalë të drejta.” Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.” (Ahzab; 70-71).

Premtim prej Allahut, xhele ue ala, që kush flet fjalë vetëm të drejta Allahu i mundëson të kryen vepra të mira dhe do t’ia shlyen (falë) mëkatet. Si mendoni t’i blejmë veprat e mira dhe faljen e mëkateve përmes të folurit fjalë të drejta dhe të vërteta!?

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM