MEDITIME KURANORE – 138

MEDITIME KURANORE – 138

0 935

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَلَا تَسْتَوِي الْحَسَنَةُ وَلَا السَّيِّئَةُ ۚ ادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ فَإِذَا الَّذِي بَيْنَكَ وَبَيْنَهُ عَدَاوَةٌ كَأَنَّهُ وَلِيٌّ حَمِيمٌ

“Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje me mirësi, se atëherë ai, mes teje dhe të cilit ka armiqësi, do të bëhet (si) mik i afërt.” (Fusilet; 34).

Të kthyerit e të keqe me fjalë dhe vepra më të mira të mundshme sjell afrim dhe pajtim me atë që të armiqëson dhe të bën padrejtësi. E një gjë e tillë shpie edhe në bashkëveprim me të në të mirat e dunjas dhe të fesë.

El Iz Ibn Abduselam, rahimehullah Shexheretul Mearif Vel Ahval; fq.209

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَإِنَّهُ لَكِتَابٌ عَزِيزٌ

“Ai është një libër shumë i çmueshëm, ngadhnjyes.” (Fusilet; 41).

Kurani është Libër i çmueshëm dhe shumë me vlerë, andaj kushtoja atij kohërat më të çmuara të jetës tënde. Mos u mjafto me leximin e Kuranit vetëm në kohërat e namazit në mes ezanit dhe ikametit. I njoh disa prej hoxhallarëve të mi që ndaleshin rrugës (ishin duke udhëtuar) që të lexonin pjesën e Kuranit që e kishin orar(planprogram)ditor të jetës së tyre.

Shejh Dr. AbdulKerim el Hudajri

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَلِكُلٍّ دَرَجَاتٌ مِمَّا عَمِلُوا ۖ وَلِيُوَفِّيَهُمْ أَعْمَالَهُمْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ

“E, secilit sipas veprave që i takon shkalla, e shpërblimi për veprat e tyre do t’u plotësohet e nuk u bëhet padrejtë.” (Ahkaf: 19).

Sasia e shpërblimit për faljen e namazit për secilin prej nesh është varësishtë nga frika, përulja dhe madhërimi i Allahut gjatë namazit. Ngase, atë që e shikon Allahu tek robi i Tij është zemra e jo lëvizjet e jashtme në namaz.

Ebu Hamid el Gazali, rahimehullah Ihja Ulum ed Din; 1/163

4. Kujt i është dhënë ditur dhe i tilli fare nuk qanë, dituria e tillë fare nuk i bën dobi atij, Allahu, xhele ue ala, ka thënë; قُلْ آمِنُوا بِهِ أَوْ لَا تُؤْمِنُوا ۚ إِنَّ الَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ مِنْ قَبْلِهِ إِذَا يُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ يَخِرُّونَ لِلْأَذْقَانِ سُجَّدًا وَيَقُولُونَ سُبْحَانَ رَبِّنَا إِنْ كَانَ وَعْدُ رَبِّنَا لَمَفْعُولًا وَيَخِرُّونَ لِلْأَذْقَانِ يَبْكُونَ وَيَزِيدُهُمْ خُشُوعًا

“Thuaj: “I besuat ju atij ose nuk i besuat (atij nuk i bëhet dëm), e atyre që u është dhënë dijeni (nga lbrat e parë) para tij, kur u lexohet atyre, ata hudhen me fytyra (përdhe) duke i bërë sexhde”. Dhe thonë: “I lartësuar është Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë është realizuar”. Dhe duke qarë hudhen me fytyra (kur e dëgjojnë Kur’anin) dhe ai ua shton eshe më përuljen (ndaj Allahut).” (Isra; 107-109).

Ahlakul Ulema, të Axhurrit; 5/374

5. Kush e harron Allahun dhe kryen mëkate pa ja nda(duke mos u penduar tek Allahu) në këtë jetë edhe pse e dinë që Allahu e sheh atë, i tilli do të harrohet dhe do të lihet anash nga ana e Allahut si nënçmim për të në jetën e varrit dhe në ditën e gjykimit. Pra, harresa dhe nënçmimi për do jetë më i madh; وَمَنْ كَانَ فِي هَٰذِهِ أَعْمَىٰ فَهُوَ فِي الْآخِرَةِ أَعْمَىٰ وَأَضَلُّ سَبِيلًا

“E kush ka qenë i verbër(ndaj të vërtetës dhe ka kryer mëkate pa ja nda duke mos u penduar) në këtë (botë), ai do të jetë edhe në botën tjetër i verbër dhe më i humburi i rrugës së drejtë.” (Isra; 72).

Muhamed Ibn Abdurrahman Ibn Kasim Hutab Minberije; fq.274

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM