MEDITIME KURANORE – 146

MEDITIME KURANORE – 146

0 1041

1. Medito rreth këtyre dy porosive Kuranore në suren el Kasas; قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِنْ جَعَلَ اللَّهُ عَلَيْكُمُ اللَّيْلَ سَرْمَدًا إِلَىٰ يَوْمِ الْقِيَامَةِ مَنْ إِلَٰهٌ غَيْرُ اللَّهِ يَأْتِيكُمْ بِضِيَاءٍ ۖ أَفَلَا تَسْمَعُونَ قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِنْ جَعَلَ اللَّهُ عَلَيْكُمُ النَّهَارَ سَرْمَدًا إِلَىٰ يَوْمِ الْقِيَامَةِ مَنْ إِلَٰهٌ غَيْرُ اللَّهِ يَأْتِيكُمْ بِلَيْلٍ تَسْكُنُونَ فِيهِ ۖ أَفَلَا تُبْصِرُونَ

“Thuaj: “Sikur Allahu t’a bënte natën të përhershme (t’ua zgjaste) deri në ditën e kijametit, ç’mendoni, cili zot pos Allahut do t’ju sillte juve dritë? A nuk merrni vesh (A nuk dëgjoni)” Thuaj: “Më tregoni, nëse Allahu ua bën ditën të vazhdueshme deri në ditën e kijametit, cili zot pos Allahut do t’ju sjellë natë që të pushoni në të? A nuk shihni (sa po gaboni)?” (El Kasas; 71-72).

E ceku dëgjimin kur përmendi natën dhe e ceku shikimin kur përmendi ditën. Ngase tek njeriu shqisa e të dëgjuarit është më efektive natën sesa ditën, kurse shqisa e të pamurit është më efektive ditën sesa natën.”

Ibn Hubejre Dhejl Tabakatul Hanabile; 1/240

2. Tek fjala e Allahut për Musain alejhi selam: فَقَالَ رَبِّ إِنِّي لِمَا أَنْزَلْتَ إِلَيَّ مِنْ خَيْرٍ فَقِيرٌ

(Musai, tha):“O Zoti im, unë kam nvojë për çkado që të më japësh!” (El Kasas: 24).

Nga kjo porosi Kuranore mësojmë se shkaku më i madh i pranimit të lutjes së robit nga Allahu është dorëzimi dhe nënshtrimi para Allahut për çdo gjë (paraqitja para Allahut se ti ke nevoj çdo gjë prej Allahut dhe se nuk mundesh të jetosh dhe frymosh asnjë sekond pa Allahun).

Shejh Muhamed Ibrahim el Hamed

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَوُضِعَ الْكِتَابُ فَتَرَى الْمُجْرِمِينَ مُشْفِقِينَ مِمَّا فِيهِ وَيَقُولُونَ يَا وَيْلَتَنَا مَالِ هَٰذَا الْكِتَابِ لَا يُغَادِرُ صَغِيرَةً وَلَا كَبِيرَةً إِلَّا أَحْصَاهَا ۚ وَوَجَدُوا مَا عَمِلُوا حَاضِرًا ۗ وَلَا يَظْلِمُ رَبُّكَ أَحَدًا

“Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dh thonë: “Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?” dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme – prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt.” (Kehf; 49).

Aun Ibn Abdilah, ka thënë; “Pasha Allahun shumë popuj janë humbur (shkatërruar) me mëkate të vogla(i kanë vepruar duke i anashkaluar ato dhe duke mos i llogaritur ndoshta edhe fare si mëkate) para veprimit të mëkateve të mëdha.”

Et Tehmid; 3/84

Vëlla i nderuar! Allahu të forcoftë, shiko këto këshillë të këtij imami, kujdesi nga veprimi i mëkateve të vogla, mëkate që shumica prej njerëzve i anashkalojnë edhe pse ato nëse kryhen vazhdimisht tubohen dhe e shkatërrojnë besimtarin.

4. Allahu, xhele ue ala, pasiqë i përmendi në suren Hudê dënimet e ndryshme të popujve që përgënjështruan të dërguarit e Tij, dhe se si i nënçmoi Allahu të tillë edhe në dunja, pastaj tha; إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِمَنْ خَافَ عَذَابَ الْآخِرَةِ ۚ ذَٰلِكَ يَوْمٌ مَجْمُوعٌ لَهُ النَّاسُ وَذَٰلِكَ يَوْمٌ مَشْهُودٌ

“Në këto (rrëfime) me të vërtetë ka një përvojë për atë që i frikësohet dënimit të botës tjetër. Ajo është ditë e tubimit të njerëzve dhe ajo është ditë dëshmuese.” (Hudë; 103 ).

Na lajmroi se dënimet për popujt që përgënjështruan të dërguarit e Tij janë mësime për ata që i frikësohen dënimit të botës tjetër. E kush nuk i beson këto e as nuk frikësohet prej dënimit për të tillin këto gjëra nuk janë mësime dhe argumente.

Ibn Kajimi, rahimehullah El Fevaid; fq.131

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; ۚإِنْ أُرِيدُ إِلَّا الْإِصْلَاحَ مَا اسْتَطَعْتُ

“Unë nuk dua tjetër vetëm të përmirësoj aq sa mundem.” (Hudë; 88).

Pra, nuk kam qëllime të tjera përfituese nga ju, por vetëm dua t’ua përmisoj gjendjen tuaj dhe tu bëj dobi juve me aq sa kam mundësi. Duke pasur parasysh që kjo mund të jetë lavdë për veten e tij, ai vazhdoi dhe tha;

وَمَا تَوْفِيقِي إِلَّا بِاللَّهِ ۚ عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ وَإِلَيْهِ أُنِيبُ

“Por këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën e Allahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm te Ai jam i drejtuar!” (Hudë; 88).

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij, rahimehullah në tefsirin e tij; fq.387

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM