MEDITIME KURANORE – 150

MEDITIME KURANORE – 150

0 810

1. Kurani dhe vlera e leximit të tij! Nëse e sheh që ke lëkundje në zemrën tënde ose në synimet tua, të këshilloj të lexosh sa më shumë Kuran; لِنُثَبِّتَ بِهِ فُؤَادَكَ ” Që me të(Kuranin) të forcojmë zemrën tënde.” (Frukan; 32).

Dr. Muhamed Rebia

2. Gruaja në Islam! Në tre vende kam hasur në Kuran që kur përmendet shtëpia aty përmendet grat, edhe pse realisht pronar i saj është burri ose babai i tij. Urtësia e kësaj përmendje, mendoj që është, t’ua bëj me dije se vendi i grave është qëndrimi i tyre tek shtëpia e burrit e jo të dalin pa nevoj prej shtëpisë, Allahu e dinë më së miri.

Shejh Bekër Ebu Zejd, rahimehullah Hirasetul Fadile; fq.127

3. Rrizku në prizmin Islam! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مَخْرَجًا وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ ۚ وَمَنْ يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُ ۚ إِنَّ اللَّهَ بَالِغُ أَمْرِهِ ۚ قَدْ جَعَلَ اللَّهُ لِكُلِّ شَيْءٍ قَدْرًا ” E kush iu përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare. Kështu i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij, Allahu realizon dëshirën e vet dhe Alllahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).” (Talak; 2-3). Rrizku(furnizimi) në Islam nuk kufizohet vetëm parët. Furnizimi nga Allahu është më i gjerë. Ibn Xheuzi, rahimehullah, ka thënë; ” Furnizimi (rrizku) nga Allahu për robin e Tij mund të jetë, furnizimi me sabër (durim) gjatë sprovave (belave).”

Sajdul Hatir; fq.303

4. Frytet e devotshmërisë! E përmendi disa herë devotshmërinë Allahu, xhele ue ala, në suren Talak, ngase dispozitat e talakut (divorcit) janë prej gjërave që më së shumti duhet t’i kihet kujdes dhe frikë Allahut dhe të tregohet devotshmëri edhe në talak (divorc), në mënyrë që mos t’i hyhet në hak asnjë paleje dhe mos të ndihmohet vetja e të shkelet pala tjetër.

El Iskafij Durretut Tenzil

5. Frytet e devotshmërisë! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مَخْرَجًا وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ ۚ وَمَنْ يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُ ۚ إِنَّ اللَّهَ بَالِغُ أَمْرِهِ ۚ قَدْ جَعَلَ اللَّهُ لِكُلِّ شَيْءٍ قَدْرًا ” E kush iu përmbahet dispozitave(tregohet i devotshëm ) të Allahut, atij Ai i hap rrugë dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare. Kështu i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij, Allahu realizon dëshirën e vet dhe Alllahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).” (Talak; 2-3). Njëherë në jetën time mu ngushtua gjoksi (nga sprovat e ndryshme) dhe më shkoi mendja që kjo gjë do më mbjell mërzi dhe do mē humb lumturinë sa të frymoj në këtë jetë. Fillova të mendoj për ihlasin(sinqeritetin) që përmes tij të dilja nga kjo kohë e vështirë, por nuk munda edhe pse bëra përpjekje. Pastaj, një ditë duke lexuar Kuran, arrita tek ky ajet Kuranorë dhe e pash që devotshmëria ndaj Allahut është rrugëdalja e vetme nga çdo sprovë dhe mërzi. Nuk shkoi shumë kohë, e futa devotshmërinë në vetem time dhe erdhi rrugëdalja dhe zgjidhja e problemit!

Sajdul Hatir; fq.143

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM